Qofte me oriz dhe bimë aromatike

Përbërësit:

  • 100 gr oriz
  • 1 domate
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 2 lgj miell
  • Kripë, erëza
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Ziejmë orizin në ujë të ftohtë. Shtojmë qepën e grirë imët, domaten në rende, pak miell, vezë, kripë, erëza sipas dëshirës dhe bimë aromatike. Marrim lugë-lugë nga masa dhe skuqim qoftet e orizit në një tigan me pak vaj ulliri.