Përbërësit:
- 2-3 presh
- 2 vezë
- 100 gr miell
- Sodë buke
- Nenexhik
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Pasi kemi grirë mirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe e lemë pak të ftohet. Shtojmë më pas vezët dhe miellin e trazuar me sodën e bukës. Hedhim përsëri pak nenexhik që të mbizotërojë aroma dhe realizojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim në vaj të nxehtë.
Komento
Komente












