TIRANE- Qokat e gjyqtarëve ndaj njëri-tjetrit nuk kanë të përfunduar, kjo jo vetëm kur ata dhe familjarë të tyre ndodhen në kushte të vështira me ligjin, por edhe kur bëhet fjalë për zgjatjen e afatit të qëndrimit në punë, pra uljen e moshës për të mos dalë pension. Një dokument që zotëron gazeta “Shqiptarja.com” dhe që pak kohë më parë është dorëzuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, tregon se si kryegjyqtari i Lezhës, ka ulur me dy vjet moshën e tij, dhe këtë ka arritur ta realizojë nëpërmjet një vendimi gjykatë të dhënë nga kryegjyqtari i Kurbinit, shoku i tij Alfred Gjoni.