Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe gazetari Albi Xhunga debatuan në Studio Live. Xhunga u kap me Qorin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se është i censuruar në televizione. Xhunga më tej hodhi dyshime sa i përket aktivistëve të Lëvizjes Bashkë, që sipas tij janë studentë të Qorit në Universitetin e Tiranës. Por Qori hodhi tej aludimet se ka studentë të tij në Lëvizje, apo se ndikon tek studentët që të jenë pjesë e Lëvizjes së tij.
Xhunga: Këto teori konspirative nuk më ngjisin se zoti Qori censurohet. Zoti Qori nuk është interesant në pikëpamje mediatike. Para pak ditësh ka qenë i ftuar në një Tv. Ai emision, dje u klikua 1.7 k kaq është interesi. Rivalët e tij kanë marrë 44 mijë klikime. Më duket e logjikshme të ftohet më pak. Në pikëpamje mediatike është më pak interesant. Më rezulton se partia politike përbëhet nga studentë të zotit Qori të kolegëve të tij. Studentë të UT. Duke pasur parasysh marrëdhënien pedagog-student, ku studenti e pranon koshiencën e pedagogut si koshiencë superiore. Ka dhe marrëdhënie hierarkike, ka dhe marrëdhënie varësie. Kjo ndodh në realitetin shqiptar. Duke konstatuar këto, a mos kemi të bëjmë me një shpërdorim detyre të zotit Qori, duke indoktrinuar studentët e tij. Dhe ndoshta nga këto marrëdhëniet e varësisë studentët ndjehen të kërcënuar për të qenë pjesë e lëvizjes.
Qori: Zotëria i ka dhënë shëndenë arsyes. Shpif për gjëra, bën aluzione që nuk kanë minimumin e logjikës. I uroj të jetë lajthitje dhe jo servilizëm. Rendis televizionet kryesore. TV Klan 1 vit e gjysëm pa ftuar, Top Channel 1 vit e gjysëm pa shkuar. Nëse shikon videot nga më populloret dhe më pak populloret do gjesh video nga 60 mijë views. Matja e zotërisë është dashakeqe. Sot në lëvizjen Bashkë, aktivistët nuk është një student që u në i jap aktualisht mësim. Ka në lëvizjen Bashkë, mes qindrave aktivistëve, mund të ketë jo më shumë 5 apo 6 ish studentë të mi. Në të gjitha partitë mund të gjesh një numër të studentëve të mi. Janë dy ish studentë të mi, kanë nja 7 apo 8 vite në Gjermani, thanë jemi aktivistë të Lëvizjes Bashkë. Që keqqeverisja në Shqipëri janë përzënë dhe janë bërë aktivistë të Lëvizjes Bashkë. A ka ndikuar respekti i tyre për mua për tu bërë aktivistë? Paskamn kushtëzuar unë notën para 10 vjetësh? Ku e gjen guximin?
Albi Xhunga: Më rezulton se studentë e lëvizjes tuaj janë në universitetin e Tiranës
Qori: Gënjen. Askush nuk më ka vënë në dyshim korrektesën profesionale. Shpif.
Xhunga: Kujdes me gjuhën. Meqë doni emra, keni në dorë të më faktoni. Bëni publike listën me 5 mijë anëtarë të Lëvizjes tuaj.
Qori: Të faktoj unë pafajësinë time, dhe ti jo shpifjen tuaj.
Lajmi kryesor: