TIRANE- Rehabilitimi i spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, modernizimi i Shërbimit të Kirurgjisë Plastike si dhe përmirësimi i disa qendrave shëndetësore në Tiranë e rrethe janë projektet më të afërta të Ministrisë së Shëndetësisë. Kreu i këtij dikasteri Ilir Beqaj tha se është siguruar dhe financimi, dhe projektet do të nisin të zbatohen në terren.
“Para 9 ditësh bordi i guvernatorëve të Këshillit të Evropës miratoi një kredi të re, 17 milion euro me interesa të favorshme dhe 1.5 milion euro grand për të fuqizuar kirurgjinë e përgjithshme dhe për të rehabilituar spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT, por sigurisht edhe programet tona do të vazhdojnë edhe në Korçë, Gjirokastër, Tiranë” u shpreh Ilir Beqaj, ministër i shëndetësisë. Këto deklarata ministri i bëri gjatë një inspektimi në Qendrën Shëndetësore nr 1 pranë Vilave Amerikane në Tiranë, e cila po i nënshtrohet disa ndërhyrjeve me ndihmën e misionit amerikan dhe personelit të ambasadës së këtij shteti në vendin tonë. Ministri Beqaj tha se ky është një mesazh për t'ju kthyer aksioneve vullnetare kur bëhet fjalë për shëndetin.
“Është një mesazh i disafisht, përmasimi i gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve dhe këtu i shërbehet 300 banorëve, që janë 100 vizita në ditë. Ne duhet t’i rikthehemi aktiviteteve vullnetare, në radhë të parë kur bëhet fjalë për shëndetin e pacienteve”, u shpreh kreu i shëndetësisë. Ndërsa Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, u shpreh se gjeste të tilla janë shumë të vogla, përpara projekteve që SHBA do të mbështesë Shqipërinë në fushën e shëndetit. “Ne kemi dashur të jemi partnerë të mirë. Nuk janë gjestet e mëdha, por ato të vogla në kohë që bëjnë diferencën,” ka pohuar Arvizu duke dhënë kështu mesazhin dhe kontributin personal për përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor në një qendër shëndetësore.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com