TIRANE - Bluzat e bardha janë bërë sërish viktima të dhunës fizike, por këtë herë jo për mungesën e medikamenteve, por për mungesën e energjisë elektrike. Një ndihmësmjek është goditur me karrige në kokë në spitalin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” paraditen e sotme në Tiranë. I plagosur është Ruzhdi Merja, 41 vjeç me detyrë ndihmësmjek në repartin e Urologjisë.
Mësohet se ndihmësmjeku Merja është goditur nga pacienti Aleksis Dorjan Branko, me origjinë nga Berati. Agresori Branko kishte dy ditë që kërkonte shërbim mjekësor dhe ndërhyrje për thërmimin e gurëve në veshka, por në mungesë të energjisë elektrike ndihmësmjeku nuk i ka shërbyer dot.
Në një prononcim për mediat, drejtori i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Edmond Rrushi shpjegoi ngjarjen e sotme, duke sqaruar se disa ndërhyrje janë pezulluar nga mungesa e energjisë që prej ditës së djeshme. Pacienti erdhi për ‘tu ekzaminuar por ndihmësmjeku nuk i shërbeu dot. Ndihmësmjeku është goditur në kokë dhe pasi është bërë skaner nuk ka rrezik për jetën.
“QSUT është pa energji elektrike që nga dita e djeshme. Nga mungesa e energjisë kemi pezulluar disa ndërhyrje dhe e gjithë situata ka ndodhur për shkak të mungesës së energjisë, jo për mungesë medikametesh. Pacienti erdhi për t'u ekzaminuar, por ndihmësmjeku nuk i shërbeu dot. Ai është goditur në kokë me karrige dhe është mbuluar me gjak. Për momentin situata e pacientit është e mirë, pasi u bë skaner dhe nuk ka rrezik për jetën”, u shpreh drejtori i QSUT-së.
Më tej Rrushi deklaroi se bluzat e bardha ndjehen të rrezikuar dhe theksoi se “kush godet bluzat e bardha do ndëshkohet”.
Menjëherë pas aktit Branko është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që Policia e Tiranës po punon për kapjen e autorit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com