QSUT në kolaps 22 milion euro
borxh, u blenë barna që ngelën stok

QSUT në kolaps 22 milion euro<br />borxh, u blenë barna që ngelën stok
TIRANE - Me një borxh total prej 22 mln euro, ndaj furnizuesve me medikamente, QSUT rrezikon të zhytet në kolaps. Pëllumb Pipero, ish-drejtor i politikave në ministrinë e Shëndetësisë, thotë se nëse do të ishte një kompani private, atëherë QSUT do të kishte shpallur falimentin. Nëse në vitin 2008 vlera e borxhit që QSUT u kishte kompanive farmaceutike që u kishte blerë ilaçe, ishte 78.9 mln lekë, një vit më pas, më 2009, ky borxh u katërfi shua duke arritur në 325.5 mln lekë; në 1 janar të 2010 borxhi u dyfishua krahasuar me vitin e mëparshëm duke arritur në 564 mln lekë, ndërkohë që në fund të 2010-ës borxhi u rrit sërish duke kapur shifrën e 642.9 mln lekëve.

Por aktualisht ky borxh ka kapur shifra marramendëse duke arritur në plot 22 mln euro, ndërkohë që vetë buxheti i QSUT-së për këtë vit është 15 mln euro. Mësohet se ish-drejtori Rrushaj, ka arritur të shlyejë përgjatë këtij viti, 1 mld lekë borxhe, por tre muajt e fundit këtij borxhi i janë shtuar 3 mld lekë të reja. Në këtë situatë, duket se qeveria e re që do të vijë në shtator do ta ketë shumë të vështirë të stabilizojë situatën finaciare të QSUT-së.
 
SI KRIJOHET BORXHI Pëllumb Pipero, ish-drejtori i politikave në ministrinë e Shëndetësisë, na thotë se ky borxh, një pjesë e të cilit është i mbartur nga vitet e mëparshme, krijohet për disa arsye. “Së pari është rritur numri i të sëmurëve që trajtohen, sidomos me medikamente të shtrenjta siç janë ata të dializës, të kardiologjisë apo citostatikët.

Së dyti, nga viti në vit ndryshon edhe çmimi i medikamenteve që vjen duke u rritur, dhe së treti neve blejmë medikamente të cilat na mbesin stok, pasi presim që të na vijnë të sëmurët, ndërkohë që duhet të na vijnë të sëmurët pastaj të blejmë medikamentet. Kjo ka prodhuar këtë borxh galopant të QSUT-së dhe e keqja është se askush nuk ka bërë asgjë për të ulur këtë borxh.

Po flas këtu për Ministrinë e Shëndetësisë, vetë QSUT-në, ministrinë e Financave apo edhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë situatë, nëse QSUT do të kishte qenë një ndërmarrje private sigurisht që do të kishte shpallur falimentin dhe do të ishte zhytur në kolaps”, - na thotë Pëllumb Pipero. Ndërkohë që vetë distributorët farmaceutikë në vendin tonë, ndonëse nuk pranojnë të flasin publikisht, thonë se ata do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, që nga organet e drejtësisë, por nuk përjashtojnë edhe bojkotin e furnizimit me medikamente.

Ata shprehen se ndonëse ka firma farmaceutike, që QSUT u ka miliona euro borxh, në tenderat e fundit që janë bërë nga ministria e Shëndetësisë, fituesit janë paguar direkt me para në dorë, ndërsa mund të ishte shlyer një pjesë e borxhit për firmat që u janë më shumë debitorë, para që në fakt, distributorët shqiptarë i kanë borxh te firmat prodhuese të botës. Ata presin shtatorin, kur të formohet qevveria e re, për të parë se si do të zgjidhet çështja e borxhit të tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar