TIRANË - Pas protestës së mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, paraditen e sotme drejtoria e këtij institucioni ka pezulluar punimet që po bënte firma private për zgjerimin e një parkingu. Kjo firmë, ishte duke prerë pemët që ndodhen përballë spitalit të Kirurgjisë.
Sipas drejtorisë së spitaleve, firma është shpallur fituese pas një tenderi të zhvilluar nga METE. Drejtoria e QSUT-së, mësohet se ka ngritur një grup pune për këtë çështje, që do të verifikojë dokumentat dhe mënyrën se si është dhënë leja për këto punime.
Por burime nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, kanë bërë të ditur për Shqiptarja.com, se “METE është institucioni që bën tenderin dhe jep me qera hapësirat që janë nën administrim të shtetit, por në rastin e punimeve tek QSUT-ja, duhet një firmë nga ana e drejtorisë së këtij institucioni ose e Ministrisë së Shëndetësisë që fituesi të fillojë e të bëjë punime në zonë”.
PROTESTA E MJEKËVE
Zgjerimi i një parkingu duke prerë pemët që ndodhen në ambientet e QSUT-së, ka bërë që mjekët e këtij institucioni të dalin në protestë. Mëngjesin e sotëm ata kanë kërcënuar që nëse vazhdon kjo masakër mjedisore do të ndërpresin operacionet.
Mjekët e kirurgjisë kanë deklaruar se, janë duke u prerë pemë qindra vjeçare vetëm për një parking. Me parrulat “stop rrënimit të hapësirave publike dhe të natyrës”, mjekët kërcënojnë me ndalimin e punës së tyre.
Sipas tyre, lulishtja i është dhënë një kompanie koncensionare e cila do të zgjerojë hapësirën e parkingut duke prerë pemët. Duke folur për median, mjeku Mustafa Xhani i ka bërë thirrje kësaj firme privare që të reflektojë për vendimin e prerjes së pemëve.
“Unë i bëj thirrje në emër të gjithë bluzave të bardha që gjithë ditën i kanë duart me gjak, të ndalohen punimet dhe ambienti të sillet në gjëndjen e mëparshme. Planin e parkimit ta bëjë ku të jetë e nevojshme. Ju sugjeroj drejtorinë e vjetër.
Do protestojmë deri në ndërprerjen e operacioneve të planifikuara dhe procesit mësimor kur të nisë. Jemi të përqarë dhe sigurisht nga këto përfitojnë dhe segmente që duan ti’ japin drejtimin që duan ato.
I bëj thirrje firmës që të reflektojë në këtë që është bërë për të mirën e përgjishme. Të mirën e personelit dhe të sëmurëve. Ka vende plot që të bëhen parkime shumë të mira”- tha profesori i kirurgjisë, Mustafa Xhani
(Në foto, Protesta sot para QSUT-së FOTO TE TJERA)
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com