Ditën e sotme në kuzhinën e “Rreze Dielli” veshi përparësen e amvisës regjisorja dhe aktorja Suela Bako. Jashtë skenës së teatrit apo skenave të filmit, Suela tregoi se është dhe një amvisë e mirë në kuzhinë.

Suela përgatiti një recetë çame duke sjellë në vëmendje dhe origjinën e saj. Qumështori, një ushqim tradicional shqiptar duke e shoqëruar me një sallate me ullinj e portokalle.

Suela, nënë e dy fëmijëve Kaltrinës dhe Hermesit si dhe bashkëshortja e aktorit Romir Zalla rrëfeu jo vetëm pasionin në kuzhinë por edhe ruajtjen e traditave të recetave të gatimit nga të parët e saj.

Këtë vit Suela arriti një ndër sukseset e saj më të mëdha në karrierë duke marrë çmimin e aktores më e mirë për filmin “Bloodlands” në Nashville Film Festival në SHBA.

Por, duket se ky nuk është i vetmi sukses i saj, ajo ka një familje të shëndetshme ku këndi i kuzhinës shoqërohet gjithmonë me gatime të mrekullueshme nga duart e Suelës.

VIDEOEmisioni i gatimit - Zonja Tefta sjell recetën e ditës me  regjizoren dhe aktoren Suela Bako

Receta 1 Qumështor

Brumë për petë

Miell 300gr

Vezë një kokërr, Kripë

Vaj ulliri, Ujë i vakët

Qumësht 1 litër

6 veze + 1 e verdhë veze

Gjalp 3 lugë gjelle

Miell 4 lugë gjelle

Receta 2 Sallatë me ullinj

Ullinj

Portokall

Vaj ulliri

Limon

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com