Babagjyshi i Vitit të Ri, ndryshe nga atmosfera festive që përcjell, për Vatikanin dhe Turqinë figura e tij është kthyer në një argument “beteje”.

Turqia i ka kërkuar Vatikanit në këtë prag festash që të kthejë eshtrat e njeriut që mendohet të ketë qenë baza për figurën mitike të Babagjyshit.

Siç bëjnë të ditur mediat turke, një arkeolog i këtij shteti ka kërkuar që Vatikani të kthejë eshtrat e Shën Nikolas, ose të njohur si Santa Klaus, për t’u vendosur në vendin e tij të lindjes, në Demre, qytet në Antalia. Sipas tij, eshtrat janë marrë më forcë nga vendi i tij i lindjes në vitin 1087 dhe janë varrosur në Itali.

(Gre.M/Shqiptarja.com)