Arti i të pikturuarit mbi trupat lakuriq të njerëzve, ose siç quhet ndryshe “Body Painting”, e ka zanafillën mijëra vjet më parë, por mbetet ende edhe sot një praktikë e përhapur dhe e vlerësuar në të gjithë botën.

Kur i sheh, ato duken si piktura të vërteta, por në të vërtetë janë trupa lakuriq të pikturuar nga artistë me talent të jashtëzakonshëm.

Kjo teknikë antike, e cila lëkurën e njerëzve e kthen në telajo të bardhë për piktorin, konsiston në dekorimin e trupave njerëzore duke i kthyer ata në vepra të gjalla arti.

body painting

Origjina e saj i ka rrënjët në zakonet e fiseve afrikane, indiane dhe atyre nga Amerika Qendrore.

Ngjyrat e përdorura ishin të gjitha me origjinë natyrale, prej argjili, dylli dhe substanca vegjetale, cilat vinin nga vendi ku ishin të vendosur këta banorë.

Tani dizenjuesit përdorin bojë tempera me origjinë natyrale, ngjyra akrilike me origjinë artificiale dhe këna, duke dekoruar lëkurën si telajo të gjallë me anë të penelave, ose duke përdorur gishtat.

Faqja e këtyre pikturave në internet sjell një galeri me vepra të artistëve nga e gjithë bota.

 Redaksia Online
(Fi/shqiptarja.com)