"Çohu" i bën kërkesë publike PDK-së për 100 milionshin

"Çohu" i bën kërkesë publike PDK-së për 100 milionshin
Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese i ka bërë kërkesë publike ndaj PDK-së që të sqarojë pretendimin e saj për shpifje.

Ata thonë që raporti hulumtues në të cilin Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese dhe Organizata ÇOHU! kanë punuar me muaj të tërë, dhe ku është gjetur se PDK-ja iu ka shpërndarë financuesve të fushatave të saja elektorale mbi 100 milionë euro përmes tenderëve publik, ka marr përgjigje me gjysmë faqe komunikatë që do ta denoncojë "Çohu" për shpifje.

Avni Zogiani nga Çohu thotë se shpejtësia e reagimit të PDK-së, për dhjetra faqe punë hulumtuese, tregon se kjo komunikatë është lëshuar pa u lexuar raporti i tyre përfundimtar. 
Për më tepër, ai shton se kjo komunikatë nuk ka përmbajtur asgjë konkrete, që do të mund të shërbente si përgjigje ndaj fakteve të nxjerra nga hulumtimi. 

"Nuk flet për asgjë konkrete, por komunikata pretendon ta mbrojë demokracinë nga Organizata ÇOHU! duke i dhënë opinionit përgjigjen e vetë instante, të gatuar prej kohe, sipas së cilës, gjithçka që ekspozon lidhjen e PDK-së me shpërndarjen e parasë publike financuesve të fushatave të saja elektorale është shpifje", shtoi Zogiani.

Për më tepër, "Çohu" mendon se PDK-ja ka pretenduar se po e mbron demokracinë duke dërguar një komunikatë të shkruar shpejt e shpejt si një përgjigje të një hulumtimi që ka përfshirw këto elemente:

- Shikimin e mbi 500 tenderëve publik
- Leximin e dhjetra deklaratave të pasurive të zyrtarëve publik
- Nxjerrjen dhe krahasimin e dhjetra certifikatave nga biznes-regjistri
- Leximin e dhjetra raporteve të auditimit
- Monitorimin për disa vite të raportimit të medieve dhe,
- Krahasimin e gjithë këtij materialit me të dhënat e paraqitura në raportet e auditimit të KQZ-së, ku pasqyrohen subjektet fizike dhe juridike që kanë financuar fushatat elektorale të PDK-së.

Çohu ka reaguar edhe ndaj televizioni publik, RTK, duke e quajtur shërbyes  të PDK-së, për shakun se i ka kushtuar vëmendje më të madhe një gjysmë faqeje reagim të PDK-së, pa asnjë argument të vetëm, sesa raportit hulumtues me qindra fakte e dokumenta.

Organizata ÇOHU! dhe QKGH-ja, nga sot do të fillojnë të shpërndajnë raportin hulumtues mbi 100 milionët e shpërndarë për bizneset e PDK-së, dhe do ta pres PDK-në për të dhënë përgjigje mbi pikat, faktet, e argumentet të cilat përbëjnë shpifje. 

Ata do ta dorëzojnë këtë raport në Prokurorinë Speciale, në Kuvendin e Kosovës, në PDK, por edhe tek partitë tjera dhe do të presin ose një demant përmbajtësor dhe nga këto institucione do të kërkohet që të ndërmarrin diçka për të ndaluar instrumentalizimin e parasë publike në funksion të PDK-së.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale