"Dita e Ashures", besimtarët
bektashinj urojnë për paqe e begati

Besimtarët bektashinj e muslimanë kanë festuar këtë të premte Ditën e Ashures. Selia e Bektashinjve është vizituar nga besimtartë të shumtë bektashinj e myslimanë, të cilët kanë ndarë mes tyre urimet për paqe, begati e mirësi, ndërsa kanë konsumuar edhe ëmbëlsirën e përgatitur në nder të kësaj dite të shënuar, Ashuren.
 
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi uroi të gjithë besimtarët për ditën e madhe të Ashures.

festa ashures
 
Pas mbajtjes së Matemit për 10 ditë ku të gjithë besimtarët musliman-bektashjan e kujtuan dhe përjetuan vuajtjet dhe sakrificat e udhëtarit qepelasë kremtojmë Ditën e Ashures, ditën e madhe për të gjithë botën islame”, tha Baba Mondi.

Në këtë ditë të shënuar për besimtarët bektashinj e myslimanë, nuk kanë munguar urimet nga politikanët dhe vetë besimtarët.
 
“Jemi në këtë ditë të ëmbël, në Ditën e Ashures do t'i uroja të gjithë besimtarëve muslimanë por dhe gjithë popullit shqiptar që ashtu si çdo festë të festojmë së bashku”, ka uruar  ministri Blendi Klosi.

festa ashures
 
Edhe Skënder Bruçaj, kreu i Komuniteit Mysliman Shqiptar i uroi të gjithë besimtarët bektashinjë për më shumë paqe, begati e mirësi.
 
Urime për paqe dhe mirësi kanë ndarë edhe besimtarët mes tyre.
 
Si dita e Ashures, njihet 10-ditëshi i parë i muajit Muharrem në kalendarin arab. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë). 

Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij . Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit. Festa kremtohet ditën e dhjetë të tij. Kjo periudhë kohore nënkupton për besimtarët bektashinj zi, në kujtim të të rënëve të Qerbelasë.
  
Por si përgatitet Ashurja?


 Ashurja është një ëmbëlsirë e thjeshtë që mund të përgatitet fare  lehtë në kushtet e shtëpisë nga të gjitha amvisat.
 
Për të gatuar Ashure, mjafton të marrim një grusht grurë, kjo në varësi të sasisë që do gatuajmë dhe e vëmë të ziejë derisa kokrrat e grurit të fryhen dhe çahen. Më pas hollojmë me ujë një lugë niseshte dhe e hedhim në enën ku po zien gruri. I shtojme edhe sheqe gjithmonë sipas dëshirës dhe   e lëmë të marrë dhe një valë. Më pas e hedhim në kupa të vogla dhe sipas dëshirës i shtojmë edhe fryta të tjera Brenda si dhe kanellë sipër, për të mbajtur aromë të mirë.
 
Ashurja  mund të konsumohet e ngrohtë ose e ftohtë, kjo sipas dëshirës.

festa ashures


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)




 
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati