"Drejtësia", zbardhet opinioni i
 PD që do i dorëzohet Venecias

Partia Demokratike dorëzon në kuvend opinionin final për reformën në drejtësi që do t'i dërgohet Komisionit të Venecias. Ndërsa cilësohet i njëanshëm drafti i PS-së për këtë çështje, PD rendit 42 vërejtje mbi këtë draft, të cilat sipas opozitës, përjashtojnë de facto mundësisë për konsensus.
 
Në opinionin e PD-së thuhet se qeveria injoroi me arrogancë draftin e përbashkët, ndërsa nuk u zbatuan rekomandimet e ‘Venecias’. Në opinionin e tyre demokratët kërkojnë që të eliminohet në mënyrë të plotë dhe të thellë interesi politik në gjyqësor duke forcuar pavarësinë e tij.
 
Për këtë arsye i kërkojnë Komisionit të Venecias të jetë edhe më objektiv sesa opinioni i tij paraprak. PD kërkon që Venecia t'i sjellë në vëmendje autoriteteve shqiptare, zgjidhje të ofruara edhe në raste të shteteve të tjera, vecanërisht mbi standardet që ndalojnë kapjen politike të sistemit të drejtësisë, dhe rolit të opozitës parlamentare si mekanizëm balance e kontrolli.  Këto zgjidhje për demokratët duhet të sigurojnë mos “çimentimin” e ndikimit politik të mazhorancës aktuale mbi sistemin gjyqësor në vend.
 


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati