"Forbes": Emma Stonne, aktorja
më e mirëpaguar e vitit 2017

Ylli amerikan, fituese e çmimit Oscar, Emma Stone është shpallur aktorja më e mirëpaguar në botë duke lënë pas Jennifer Laërence, pas një klasifikimi të përvitshëm nga revista “Forbes”.
 
Emma Stone, 28 vjeçe, fituese e çmimit Oscar si aktorja më e mirë këtë vit në komedinë muzikore “La La Land”, ka fituar 26 milionë dollarë gjatë këtij viti.
 
Gjithashtu ylli i filmit “Friends”, Jennifer Aniston, 48 vjeçe, ka arritur gjithashtu të lërë pas Jennifer Lawrence. Ajo renditet e dyta me 25,5 milionë dollarë, në sajë të kontratave të shumta publicitare apo promocinale në mbarë botën.
 
Mbas tyre vjen 27 vjeçarja, Jennifer Lawrence, e cila ka fituar çmimin Oscar për “Happiness Therapy” (2012), kishte dominuar klasifikimin në vitin 2016, për të dytin vit radhazi, me 46 milionë dollarë të ardhura, në sajë të performancën në “Hunger Games”.
 
Melissa McCarthy dhe Mila Kunis me 18 dhe 15,5 milionë dollarë respektivisht mbyllin listën e pesë aktorëve më të mirëpaguar.
 
“Dhjetë aktoret më të mirëpaguara të Hollyëoodit, ku bëjnë pjesë Emma Watson, Charlize Theron, Cate Blanchett, Julia Roberts dhe Amy Adams kanë paguar së bashku 172,5 milionë dollarë taksa, një rënie prej 16 për qind krahasuar me 205 milionë nga klasifikimi i vitit 2016”, thekson Forbes.
 
forbes

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte