TIRANE - Sot shënohet plot 20 vjet nga dërgimi i parë i mesazhit përmes telefonave celularë, ose siç njihen ndryshe SMS (Short Messaging Service).
Inxhinier britanik Neil Papworthit i cili ka dërguar mesazhin e parë në botë rreth 20 vjet më parë, tha sot se është i habitur se si është zhvilluar teknologjia.
Inxhinieri Neil Papworth u zgjodh rastësisht për të dërguar mesazhin me tekst "Gëzuar Krishtlindjet", drejtorit të telekomunikacionit gjigand britanik Vodafone, pasi kishte punuar në zhvillimin e softwear-it.
Vodafone dëshironte të zhvillonte teknoligjinë, tregon Papworth dhe askush nuk e kuptoi atëherë si do të ndryshonte kultura e komunikimit përgjithmonë, duke pasur parasysh se 150 bilion SMS janë dërguar vetëm vitin e kaluar në Britani.
"Ata menduan se ajo do të përdorej si një letër zyrtare dhe do të kishin mundësi që bosat t’ua dërgonin sekretareve kur ishin jashtë zyre. Ata mund t'i dërgoni mesazhe sekretareve dhe t’u tregonin atyre se çfarë duhet të bënin dhe ku duhet të shkoni" tha Papworth për radio BBC.
Më 3 dhjetor 1992 Neil Papworth ishte 22 vjeç dhe punonte për një kompani të quajtur “Sema Grupi Telecoms” në zyrat e Vodafone në Newbury, në juglindje të Anglisë, duke zbuluruar atë që quhet Qendra e Shërbimit të Mesazheve të Shkurtra (SMSC).
"Unë shkoja atje çdo ditë, për të ndihmuar në testimin e sistemin. Ne lidhëm rrjetin e tyre dhe bëmë shumë testime për disa javë. Pastaj erdhi një ditë, kur ata donin të dërguar këtë mesazh dhe unë nuk e mbaj mend saktësisht se si ndodhi, por unë isha i vetmi që ishte atje poshtë dhe kështu isha unë ai që e mori SMS për ta dërguar. Mesazhi ishte “Gëzuar Krishtilindjet” dhe po i a dërgoja Richard Jarvis, i cili ishte drejtor i Vodafone në kohën që ishte festa e “Krishtlindjeve Vodafone”, në anën tjetër të qytetit. Kur u dërgua mesazhi për mua ishte më shumë një lehtësim", tha Papworth.
Ndërkohë sot sipas përllogaritjeve një person dërgon mesatarisht 50 SMS në javë.
Nga dërgimi i triliona e SMS-ve nëpër botë, sot të ardhurat vjetore arrijnë në shumën prej 112 miliardë dollarësh.
Gjysma e parë e vitit 2012 ka shënuar një rënie të numrit të SMS-ve të dërguar, pasi gjithnjë e më shumë njerëzit po i kthehen rrjeteve sociale, si Facebook e Twitter për të komunikuar me njëri-tjetrin.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com