TIRANË - Pronari i hotel "Mondial" në zonën e 21-dhjetorit është shoqëruar nga Policia e Tiranës këtë të enjte, pasi Ujësjellës Kanalizime Tiranë kishin dyshime se në këtë subjekt kishte parregullsi sa i përket furnizimit me ujë. UKT kishte konstatuar se hotel "Mondial" në kryeqytet nuk harxhonte ujë, çka ka bërë të lindin dyshime për shkelje të ligjit. Punonjësit e UKT-së kanë kërkuar ndihmën e bluve të Tiranës për të bërë verifikimet përkatëse, nga ku ka rezultuar se pronari i hotel "Mondial" Zak Topuzi kishte hapur një pus dhe përdorte këtë ujë edhe për hotelin.
Burime nga policia e Tiranës thanë se Topuzi është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 për të dhënë sqarime."Nuk kam bërë asnjë vjedhje, nuk kam përdorur ujin e UKT-së", - mësohet të jetë shprehur Topuzi.
Por sipas UKT-së, pronari i hotel "Mondial" është në shkelje, pasi ai ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit duke prishur sahatin e duke futur ujin e pusit. Burime nga UKT thanë për Shqiptarja.com se përzierja e ujërave të tjera në rrjet mund të shkaktojë dëme për shëndetin e qytetarëve.
Materialet procedurale të policisë i kanë kaluar prokurorisë e cila ka nisur procedimin për këtë ngjarje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com