"Jam krenare për burrin tim terrorist
E thjeshtë: Ju na vrisni ne ju vrasim"

"Jam krenare për burrin tim terrorist<br />E thjeshtë: Ju na vrisni ne ju vrasim"
Gazeta franceze “Le Parisien” ka publikuar një letër të bashkëshortes së Samy Amimour autorit të sulmit të 13 nëntorit në teatrin Bataclan në Paris. Letra i ishte dërguar njërit prej të afërmve që jeton në Francë, por ka rënë në duart e hetuesve.

“Jam shumë krenare për bashkëshortin tim, aq sa të mburrem me meritat e tij”, - ka shkruar gruaja 18-vjeçare e cila gjithashtu thotë se ishte në dijeni të sulmeve që kishte planifikuar bashkëshorti i saj në Paris.

"E kam inkurajuar burrin tim që të nisej dhe të terrorizonte popullin francez. E kam zili. Do doja shumë të kisha shpërthyer edhe unë bashkë me të. Jeta nuk është paqe, paqe, dashuri, puthje. Ti na vret, ne të vrasim, ti na lufton ne të luftojmë. Deri kur do të vijoni të ofendoni islamin dhe myslimanët, do të mbeteni objektiv i sulmeve. Ju në Francë jetoni mirë, këtu dërgoni avionët dhe njerëzit vdesin është e padrejtë. Shumë shpejt, inshallah, Franca dhe i gjithë koalicioni do ta marrë vesh çfarë është lufta në shtëpinë e tyre. Ju na vrisni, ne ju vrasim, ekuacioni është i thjeshtë", mbyll letrën gruaja e Samy Amimour.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh