"Laguna e Vilunit", policia: Është
dekonspiruar aksioni,ndjekje penale

"Laguna e Vilunit", policia: Është<br />dekonspiruar aksioni,ndjekje penale
TIRANE - Policia e Shtetit ka reaguar më lidhje me lajmin dhe shkresën e bërë publike në media për operacionin “Laguna e Vilunit” ku në bazë të shkresës thuhet se Bardhok Pllanaj i akuzuar dhe i kërkuar për trafik narkotikësh është fshehur në një automjet që ka rezultuar i deputetit Mark Frroku.

Në reagimin e saj Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e publikimit të këtij dokumenti që sipas uniformave blu ka dekonspiruar një nga operacionet më të suksesshme të policisë.

Policia thekson se me publikimin e dokumentit rrezikohet jeta e efektivëve që kanë marrë pjesë në operacion duke paralajmëruar edhe ndjekje penale për publikimin e shkresës.

“Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje tëprocedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit. Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale.” thuhet në deklaratën e policisë.

Më poshtë komunikata e plotë e policisë:
Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se operacioni “Laguna e Vilunit”, i cili është realizuar në datat 30.09.2014 deri më 02.10.2014, ne lidhje me procedimin penal nr.245, viti 2013, është një nga operacionet e suksesshme, i organizuar dhe realizuar nga Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi, në luftën kunder grupeve kriminale në fushën trafikun të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni policor, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 likogramë e dyshuar si Mariuanë.
Gjithashtu, nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera ne vazhdimesi si dhe ne kushtet e flagrances te kryerjes se kesaj vepre penale në bazë të provave te arsyeshme ne lidhje me autoresine e kesaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi gjetja, kapja dhe arrestimi ne flagrance I 7 personave, antare te grupit te organizuar kriminal si autoreve te mundshem të kësaj vepre penale;
Ne cilësine e provës materiale janë sekuestruar:
* Sasia prej 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
* 370 fisheke model 56.
* Shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke.
* 3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash.
* 16 telefona celulare
Nga ana jonë vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje tëprocedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit.
Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale.
Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.
Gjithashtu, policia e shtetit garanton qytetarët se është e vendosur në zbatimin e ligjit njëlloj për çdo shtetas.

 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën