Tiranë - Disa të rinj shqiptarë kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kuadër të mesazheve sensibilizuese për komunitetin. Grupimi i quajtur “Uniteti Mendo Pozitiv” (UMP) i drejtohet rinisë shqiptare për të qenë më aktivë dhe të shfrytëzojnë natyrën dhe vendet falas që ofron kryeqyteti shqiptar.
Sipas tyre, rinia shqiptare humbet shumë kohë në pube dhe lokale, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane të cilët marrin një pije në dorë dhe ulen në shkallët e ndonjë monumenti apo ndërtese publike.
“Pse të mos ndodhë e njëjta gjë dhe këtu”, shprehen anëtarët e këtij grupimi.
Grupi i UMP ka realizuar në total 10 aktivitete. I fundit kishte të bënte me pastrimin e shkallëve të shkollës ‘Gjeologji Minierash’ në Tiranë.
Sipas grupit UMP, ky vend u përzgjodh për shkak të bukurisë natyrore dhe ambientit të qetë që ofron. Në këtë aktivitet të organizuar prej tyre morën pjesë 15 veta dhe shpenzimet i mbuluan duke sakrifikuar kafen e një dite të dielë.
Anëtarët e këtij grupi i bëjnë thirrje të gjithë rinjve shqiptarë t’i bashkohen këtyre iniciativave për të ndryshuar realitetin shqiptar.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto nga aktiviteti i të rinjve të UMP