"Ministri i Kulturës po shkatërron
veprën e Musine Kokalarit"

"Ministri i Kulturës po shkatërron<br />veprën e Musine Kokalarit"
Në 10 shkurt të vitit 1917 lindi Musine Kokalari,shkrimtarja e parë shqiptare. Përveç meje vështirë se sot është kujtuar ndonjë institucion apo shoqatë letrare për të përkujtuar këtë vajzë uragan të mes-shekullit të XX, që diti ta vendos hijen, rininë, dashurinë, inteligjencën, tërë jetën e saj në shërbim të çështjes së madhe të kulturës, letërsisë dhe politikës shqiptare. Dhe jo rastësisht. Bija e nja avokati nga Gjirokastra fillimisht e ka pasur mbiemrin Hoxha,gjë që dëshmohet dhe në certifikatën e saj të vitit 1925,por faktin se ajo rrjedh nga një fis me Enver Hoxhën. Shtëpia e saj fillimisht ka qenë e përbashkët e më vonë gjyshi i saj, nip në Kokalaraj, shkoi tek dajat dhe mori mbiemrin e tyre. Aktualisht, shtëpia e babait të saj, është jo më shumë se një kilometër nga shtëpia e Enver Hoxhës dhe po aq larg nga shtëpia e Ismail Kadaresë,në lagjen Palorto. Pak më poshtë është shtëpia e Eqerem Çabejit. Aq afër kanë qenë me lagjen e tyre tre personazhet e parë saqë, mbas Musinesë, edhe Enveri, edhe Kadareja kanë si personazh të përbashkët “Kako Pinon” dhe tre personazhe të tjerë. Të katërt këta personalitete,morën përmasa jashtë kufijve të Shqipërisë e më tij, por Musineja ka një ndryshim nga të rëndësishëm nga tre burrat e Palortosë. Dihet që Enver Hoxha ngriti dhe drejtoi një sistem politik që lind me dhunë, u rrit më terror, u mbajt me vrasje, burgime e internime. Musineja përzgjodhi të themelonte dhe të mbronte programin e një partie Social Demokrate të tipit perëndimor. Enver Hoxha dështoi në mënyrë të turpshme, Musineja megjithëse nuk përmendet ndjeshëm, ka qenë një politikane q1ë u shndërrua në emblemë dhe që duhej një gjysmë shekulli të kuptohej se kishte të drejtë. Ndërsa Eqerem Cabej dhe Ismail Kadareja arritën të merrnin përmasat botërore në gjuhësi dhe letërsisë, kjo pati për arsye ,qëndrimin konformist me piramidën komuniste. Por pati një Musine Kokalari që edhe si shkrimtare edhe si gjuhëtare,edhe si politikane nuk qëndroi aspak në shinat e Komunizmit,nuk pranoi kompromis, duroi gjithë torturat dhe mizoritë dhe për këtë vdiq e vetme ,e braktisur totalisht nga të afërmit,miqtë dheu trajtua mizorisht nga politikanët. Në vitin 2006,ambasadori amerikan në Shqipëri sugjeroi në Gjirokastër që shtëpia e Musine Kokalarit të ngrihej muze, por ndërsa tre burrat e Palortosë po propagandohen, kërkojnë shoqëria dhe të tjerë që t’ju ngrihet muze,për Musinenë s’flet askush,thuajse s’ka folur një personalitet i politikës demokratike botëror, por një kovaç i Palortosë. Çështja që dua të shtroj në këtë ditëlindje të saj të trishtë, është fakti që vepra e saj mbahet peng nga të afërm të Musine Kokalarit, megjithëse ajo e ka lënë me shkrim që të dorëzohen në dosje në arkiv. I quajturi Platon Kokalari (Ndjesë pastë) më premtoi se do të m’i jepte ditarët dhe përrallat e krijimet që ka nga Musineja, por më tha se do ti shkruante një herë me makinë shtypi e pastaj të mi jepte!!!!.Çuditërisht pash ne një intervistë të bashkëshortes se tij Bibikës që pohonte se Platoni nuk kish mundur të shtypte plotësisht ditarët e shkrimet!!! Më habit fakti që del dhe një veprim prej mostrash:Redaktimi e censurimi i veprave të saj,se dikujt i shkel në kallo… Shteti duhet të ndërhyjë,një farë fondacioni me emrin e Musinesë duhet të kërkojë në rrugë ligjore që veprat e Musinesë të shpihen në arkiv dhe të mos të dalin me kulturë profanësh. Ministri i Kulturës mund të mos të ruante Onufrin, por veprën e Musinesë s’duhet ta lërë të zhduket e masakrohet.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit