Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024

Organizatorët e Olimpiadës së Parisit i kërkojnë falje besimtarëve të krishterëve për parodinë e Darkës së Fundit që u prezantua në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në lumin Sena.

Skena biblike që ngjallte pikturën e Leonardo da Vinçit "Darka e Fundit" me drag queens, një modele transgjinore dhe një këngëtare të krijuar si perëndia greke e verë shkaktoi zemërim mes katolikëve, grupeve të krishtera dhe politikanëve konservatorë në mbarë botën për të cilët ajo ishte një skenë talljeje.

Organizatorët sqarojnë se parodia e skenës biblike, kishte qëllim të rriste ndërgjegjësimin për absurditetin e dhunës midis qenieve njerëzore dhe kurrë për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar, tha zëdhënësja e Paris 2024 Anne Descamps.

Nga ana tjetër një numër rekord atletësh që konkurojnë në lojërat Olimpike janë shpallur hapur si pjesë LGBTQ+. Janë 191 atletë që thonë publikisht se janë homoseksualë, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë që po marrin pjesë në lojëra, sipas Outsports, një organizatë që përpilon një bazë të dhënash të olimpistëve. Shumica dërrmuese e sportistëve janë gra, raporton AP. Ky numër ka shfuqizuar rekordin e mëparshëm prej 186 atletësh të numëruar në Lojërat Olimpike të Tokios.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja