BRITANI - Miliona njerëz në mbarë botën festuan në 31 Janar 2014 Vitin e Ri kinez ose Vitin e Kalit. Por, mesa duket gjigandi televiziv BBC e ka ngatërruar këtë festë.

Një gabim teknik në titrat e televizionit ka bërë që aty të shkruhej: "Mirësevini në vitin e Prostitutave. Njerëzit në të gjithë botën po festojnë".

Gabimi teknik i BBC u kap nga një teleshikues dhe u përhap në mediat sociale, e sidomos në Twitter. Komentet ishin të shumta.

Një prej komentuesve shkruante: "Gëzuar Vitin e ri kinez, sipas titrave të BBC duhet të jetë interesante".

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gabim i tillë teknik i BBC.


bbc gabim teknik

(v.gj/shqiptarja.com)