TIRANË - Shefi i mazhorancës Edi Rama i dha përgjigje protestës së qindra tregtarëve që u ngritën këtë të premten para kryeministrisë për të kundërshtuar ligjin për procedurat tatimore i cili parashikon gjoba të larta dhe burgosje për bizneset në informalitet. Shefi i qeverisë i bëri apel që të mos përdoren për qëllime politike, duke sqaroi se për tregjet e komunitetit janë parashikuar procedura lehtësuese.

"Mos u përdorni mos u abuzoni dhe mos lejoni që gënjeshtarë dhe mashtrues ordiner t'ju përdorur duke ju thënë se po ju vjen një e keqe e madhe nga ligji për procedurat tatimoret. Për të gjithë tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregjet e komuniteteve do të ketë një lehtësi  jashtëzakonisht të konsiderueshëm, nuk do ketë rritje taksash, por ndryshim rrënjësor të regjimit fiskal në shërbim të tyre", - u shpreh Rama

Këtë deklaratë kreu i qeverisë e dha pas një takimi që mbajti me kryeparlamentarin Meta, deputetë dhe ministra të PS dhe LSI në vilën qeveritare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)