Netët tradicionale të Kënasë të cilat vazhdojnë të përjetohen në Palestinë ende dëshmojnë me skenat shumëngjyrëshe të tyre, raporton Anadolu Agency (AA)

Disa familje Palestineze këtë traditë e rujanë ende duke u argëtuar disa ditë përpara dasmës së bashku me shoqërinë dhe të afrëmit e dhëndërrit në mjedise të veçanta.

Në "natën e Kënasë" dhëndërri vjen në mjedisin me muzikë i hipur mbi një deve të zbukuruar dhe nën shoqërinë e shokëve dhe miqve të tij, të cilët argëtohen duke kërcyer valle të ndryshme tradicinale në këtë shesh natën e kënasë.

Nëna e dhëndërrit drejt përfundimit të natës vjen me një tepsi me këna të zbukuruar me petale trëndafili dhe qirinj ku më pas nën shoqërinë e këngëve ajo "djeg kënanë" në dorën e djathtë të djalit të saj. Gjatë kësaj të afërmit e dhëndërrit gjyshja, tezet, hallat dhe gratë e lagjes janë të pranishëm në këtë moment gëzimi. Gjatë kësaj nate edhe shokët e të afërmit e dhëndërrit mund të dejgin këna në duart e tyre në kujtim të kësaj nate.

Pas djegjes së kënasë në dorën e djathë të dhëndërrit të afërmit dhe shoqëria e vajzës kalojnë në pjesën ku argëtohen gratë, ku vjerra thur forma të bukura të kënasë në duart dhe këmbët e nuses. Gjithashtu në shuplakat e nuses mund të pikturohen edhe shkronjat e para të emrit të saj dhe të dhëndërrit. Ndërsa shoqet e nuses për itu bashkuar këtij gëzimi mund të pikturojnë forma të ndryshme si degë të pemës, trëndafila në duart e tyre. Në këtë natë duart e femrave palestineze shdërrohen si një tablo artistike.

Familja Zarab është një ndër familjet Palestineze që ruajnë këtë traditë, të cilët kanë organizuar këtë natë të kënasë para se djali i tyre Muhamed të martohet.

Nëna e dhëndërrit Kerima Zarab është shprehur se kjo është një traditë e lashtë e tyre dhe se ato ende e ruajmë këtë traditë. "Për çiftet që do të krijojnë një strehë të lumtur në dorën e djathë të dhëndërrit digjet këna ndërsa tek femra pikturohen stile dhe forma të bukura me këna në duart e saj" shprehet ajo.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)