TIRANE - Përballja me kryeministrinë e shkatërruar pas goditjeve me vezë, gurë, shkponj, bojëra, tymues me ngjyrë e mjete të tjera të forta, nuk i ka lënë shije aspak të mirë shefit të mazhorancës Rama i cili nuk ndodhej në selinë e qeverisë gjatë dy orëve që opozita mbajti protestë në sheshin "Dëshmorët e Kombit".
Për kryeministrin Rama kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me idealin e 8 dhjetorit të 25 viteve më parë kur studentët rrëzuan sistemin komunist.
"Ç'shëmti e trishtueshme, mu në Ditën Kombëtare të Rinisë, të shohesh PD e sotme të mbytur në pellgun e një vandalizmi mizerabël, teksa kujton lëvizjen studentore që shembi regjimin komunist e i dha jetë vetë Partisë Demokratike, pa thyer asnjë xham. Ç'shëmti e trishtueshme të krahasosh protestat e zemrave plot dritë, pasion, qytetari, ironi e humor të 25 vjetëve më parë, me këtë shfaqje të vobektë të politikës së ngjirur të PD-së, që përpëlitet mes baltës së mendjeve të errëta të Shqupit dhe një tufe të verbërish të cilët shajnë në hava, thyejnë xhama kot më kot, ndezin zjarre kuturu e dëmtojne qorrazi, pronën publike në mes të bulevardit të Shqipërisë", - shkruan shefi i qeverisë në rrjetin social Facebook.
Rama shpreh keqardhje që Partia Demokratike përpiqet të ringjallë shpresën e 25 viteve më parë, me sjellje të cilat kreu i qeverisë i krahason të njëjta me të regjimit komunist.
"Ç'shëmti e trishtueshme të shohësh 25 vjet pas krijimit të saj si forcë e shpresës, besimit dhe vullnetit europian të shqiptarëve, një PD të katandisur në hije e vetvetes, që shpresën e vdekur përpiqet ta ringjallë me sharje; besimin e humbur rreket ta rifitojë me gurë e shishe benzine mbi investimet publike; vullnetin europian të shqiptarëve kujton se e mishëron duke shkatërruar dy instalacione të artit urban - me të njëjtën egërsi primitive që do t'i digjte e shkatërronte në fakt dhe fatkeqësisht edhe regjimi komunist", shkruan kryeministri.
Në përfundim Rama flet me neveri për Partinë Demokratike, për të cilën vlerëson se është jo vetëm pa një lider, por nuk ka lidhje me ëndrrën evropiane të shqiptarëve.
"Keqardhje e sinqertë për të verbërit e shkretë që s'dinë se ç'bëjnë me gurë e hekurishte nëpër duar. Neveri për politikën e ngjirur të një Partie Demokratike në shthurrje të vazhdueshme, pa vizion, pa lidership, pa asnjë alternativë qeverisëse dhe, fatkeqësisht, edhe pa asnjë lidhje me kohën europiane të Shqipërise e as me ëndrrat, shpresat, problemet e hallet e sotme të shqiptarëve", shkruan Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com