Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në lidhje m luftën dhe sulmin muslimanëve veçanërisht nga partitë "ekstreme të djathta", ka deklaruar se vitin e ardhshëm kjo çështje do të jetë një nga 4 prioritetet e OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një deklaratë për mediat theksoi se vitin e ardhshëm Kombet e Bashkuara kanë një detyrim për të vepruar në katër çështje në shkallë globale.

Ban Ki-moon i cili ka theksuar se çështja e parë do të jetë krijimi i një axhende të re të zhvillimit dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike, shpjegoi se vitin e ardhshëm në konferencën që do të zhvillohet në Paris ka një pritshmëri për të nënshkruar një marrëveshje në lidhje me ndryshimin klimatike. Ndërsa çështja e dytë do të jetë Siria ku është shprehur se "është detyrim që ti jepet fund makthit në Siri në vitin 2015.

Ban Ki-moon, duke u shprehur se çështja e tretë është lufta kundër diskriminimit dhe ekstremizmit tha se: “Duhet të luftojmë (të përpiqemi) më shumë kundër ekstremizmit dhe pakicave të partive ekstreme të krahut të djathtë, të cilat kanë marrë si objektiv emigrantët dhe veçanërisht myslimanët". Ndërsa çështja e katërt është që OKB të përshtatë horizontet e reja globale, ka theksuar Ban Ki-moon.

- Marrëdhëniet SHBA-Kubë-

Në deklaratën për shtyp Ban Ki-moon duke shprehur kënaqësinë e tij për faktin e fillimit të kontakteve diplomatike ndërmjet Kubës dhe SHBA-së tha se në lidhje me këtë çështje SHBA e ka njoftuar më parë atë.

Ban Ki-moon gjithashtu ka rikujtuar se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kohë që bën presion për një rifillim të marrëdhënieve dhe ka falënderuar dy liderët e dy vendeve për përpjekjet në rritjen e marrëdhënieve të mëtejshme diplomatike.

Sekretari i Përgjithshëm Ban ka theksuar se do të vizitojë vendet më të prekura nga Ebola si Liberia, Sierra Leone, Guinea, dhe Mali.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)