Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, aktualisht është duke shijuar një vit të suksesshëm dhe të frytshëm në futboll. Duka ka zgjedhur të 'përkëdhelë' veten dhe familjarët e tij me disa ditë pushime në ishullin ekzotik Mauritius.
Në një foto të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, presidenti i FSHF-së është akuzuar nga një komentues se pushimet po i bën 'me lekët tona', pra të popullit. E papritur ishte përgjigjia e Dukës, i cili me ironi i është përgjigjur: "Me të tuajat apo të mamit tat".
Mbase presidenti është ende në delir për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian, dhe mendon se një përgjigje e tillë është e justifikuar, por a është?!

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com