Gjiganti amerikan i notit, Michael Phelps, nuk di të ndalet as në Olimpiadën e "Rio 2016". Kampioni i madh ka fituar dje medaljen e artë të radhës në finalen e 200 metrave stil flutur në Olimpiadë. Me kohën 1'53"36, Phelps bën të vetën medaljen e artë numër 20 (24 medalje në total).
Medalje argjendi për japonezin Masato Sakai dhe bronzi për hungarezin Tamas Kenderesi.
Por, nata triumfuese e Michael Phelps nuk mbaroi me kaq. Kampioni amerikan fitoi një tjetër medalje të artë në stafetën 4x200 stil i lirë. Në këtë garë, SHBA la pas Britaninë e Madhe dhe Japoninë.
Në këtë mënyrë, medaljet e arta të Phelps në Lojërat Olimpike shkojnë në 21 (25 në total), duke qenë ai "mbreti" i olimpiadave.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com