"Rusi 2018", FSHF shuan zërat
Shqipëri-Izrael luhet në Shkodë

"Rusi 2018", FSHF shuan zërat<br />Shqipëri-Izrael luhet në Shkodë
Shqipëria do të luajë në stadiumin "Loro Boriçi" ndeshjen me Izraelin, e vlefshme për fazën eliminatore të Kupës së Botës, "Rusi 2018". Konfirmimin e jep Federata Shqiptare e Futbollit, e cila shuan dyshimet se ndeshja mund të luhej në "Elbasan Arena". 

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, FSHF sqaron sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes kuqezinje dhe ekipit izraelit, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës. 

"Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit", thuhet në reagimin e FSHF.

Gjithashtu, FSHF thekson se shitja e biletave vazhdon normalisht.

Ajo i bën thirrje mediave, që të jenë më profesionale në publikimin e lajmeve të tilla pa asnjë citim zyrtar, të cilat s’bëjnë gjë tjetër vetëm çorodisin publikun. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara