"Sardele" & “Japrak me gjethe
rrushi” gatuhen në Rreze Dielli
Një ditë para provës së javës zonja Tefta ka përgatitur “Sardele të furrës”dhe “Japrak me gjethe rrushi”, ndërkohë që nxënësi Kudret Lika e ka vëzhguar më vëmendje atë. Si gjithmonë nuk ka munguar fantazia
Një ditë para provës së javës zonja Tefta ka përgatitur “Sardele të furrës”dhe “Japrak me gjethe rrushi”, ndërkohë që nxënësi Kudret Lika e ka vëzhguar më vëmendje atë.
Si gjithmonë nuk ka munguar fantazia e zonjës Tefta në përgatitjen e dy recetave të shijshme dhe praktike në emisionin Rreze Dielli.
Nga e hëna deri të enjten Kudreti ka ndjekur këshillat e mësueses së tij, ndërsa të premten do të realizojë i vetëm dy recetat e përzgjedhura.
Ai gjatë javës është treguar i kujdessshëm për të memorizuar përbërësit e recetave, pasi ditën e nesërme do të realizojë pa asnjë ndihmë dy gatimet brenda një afati kohor të përcaktuar.
Një nga gjërat e veçanta të provës është dhe elementi kurth që ndodhet në shportën e ushqimeve, të cilin Kudreti nuk duhet ta zgjedhë në asnjë mënyrë pasi penalizohet me 20 pikë.
Më pas do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe Zonja tefta, të cilët do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit të shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit.
Ata do të vlerësojnë me pikë Kudretin në bazë të kritereve të përcaktuara, ashtu siç ka funksionuar dhe për konkurentët paraardhës.
“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Fituesi i garës së gatimit do të jetë nxënësi, i cili ka grumbulluar më shumë pikë gjatë javëve të konkursit.
Receta e parë, Sardele të furrësPërbërësit:Sardele 1 kg
Kripë deti
Erëza
Miell 100 gr
Qepë 2
Vaj ulliri Altis
SalcëPërbërësit:Majonezë 2 lugë gjelle
Mustardë 2 lugë gjelle
Kos 2 luge gjelle
Limon 1 lugë
Vaj ulliri Altis
Receta e dytë, “Japrak me gjethe rrushi” Përbërësit:Qepë e njomë
Lakra të egra
Erëza
Oriz
Domate 1 kokërr
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
10/7
Sondazhi i ditës:
11 Nëntor, 07:59
A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?
-
Po
38.9%
-
Jo
54.9%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 2245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosi me thikë 4 persona në rrugë, publikohet foto e autorit të sulmit të rëndë në Ferizaj (Foto)
11 Nëntor, 22:49
-
Mes debateve, Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin 3.6 miliardë euro për vitin 2025
11 Nëntor, 22:38
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37
-
Si do të qeveriset SHBA nën administratën e re Trump?
11 Nëntor, 22:29
-
Ministri izraelit premton aneksim në Bregun Perëndimor më 2025
11 Nëntor, 22:14
-
Fatos Çoçoli te ‘5 Pyetjet’: Po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit
11 Nëntor, 22:03
-
‘Këtyre të PS i dukem i luajtur mendsh’, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Duan investime publike se duhen ca para për qeverinë, s’dalin te pensionet
11 Nëntor, 21:56
-
Së shpejti do të bëhen prindër, Sara Gjordeni dhe Bardhi kurorëzojnë dashurinë e tyre
11 Nëntor, 21:49
-
Kurti flet për fitoren e Donald Trump: Ne punojmë me çdo administratë të SHBA-ve
11 Nëntor, 21:41
-
Gjyqtarët italianë bllokojnë sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri! Qeveria e Melonit përplaset me gjyqtarët, Salvini: Vendim politik! Sulmon opozita
11 Nëntor, 21:36
-
Buxheti 2025, Shehi ironi te ‘5 Pyetjet’: PS prioritet rrugët, te pensionet s'bëhen tender! Gjokutaj: Informaliteti 'sëmundja' më e madhe! Çoçoli: Viti më i mirë ekonomik në 3 dekada
11 Nëntor, 21:34
-
59-vjeçari goditi me thikë 4 persona në rrugë, dy prej tyre vajza të mitura! Kishin shkuar për vizitë tek të afërmit në Ferizaj
11 Nëntor, 21:12