Hoteli Shard në Londër është një nga hotelet më të jashtëzakonshëm dhe më i larti në kryeqytetin britanik. I projektuar nga Renzo Piano, ai të mahnit me gjeometrinë e tij të veçantë. Por ama ky është edhe thelbi i problemit që u zbulua nga një klient dhe u bë publik nga shtypi britanik.
Dhoma e fqinjit reflektohet tek xhamat dhe kjo krijon një efekt soditës që bezdis klientët e hotelit. Shard konsiderohet si një xhevahir i arkitekturës, por, mesa duket, këtë detaj arkitekti i famshëm italian nuk e kishte marrë në konsideratë.
Në xhamat e disa dhomave, në momentin që fiken dritat, reflektohen të gjitha ato që ndodhin në dhomën përballë. Në këtë mënyrë hoteli “Shard” rrezikon të bëhet një parajsë për soditësit, mbi të gjitha tani që efekti i çuditshëm u zbulua nga një klient, i cili fotografoi dhomën e fqinjëve të reflektuar gjatë natës mbi xhamin e dhomës së tij, foto e cila u publikua nga “The Guardian”.
Ky efekt ndodh vetëm në disa dhoma, në ato të kateve më të larta dhe ndodh për shkak të gjeometrisë së veçantë të ndërtesës. Menaxheri i hotelit i kapur në befasi nga lajmi, nxitoi të njoftonte për të përditshmen britanike se “janë vënë në dispozicion perde për të ruajtur intimitetin e klinetëve”.
/Shqiptarja.com