Ai thotë se "ajo ka dëshmuar profesionalizmin e saj në artin e aktrimit me monodramën kushtuar ikonës së humanizmit, Nënë Terezës, por edhe në role të tjera skenike. Sipas tij me rolin e Norës, aktorja Kadillari shpalos vetitë e saj si artiste me përvojë. Ndërsa rivënia e personazhit të Norës në skenë, në çdo formë regjisoriale është e përshtashme sipas Plakollit. Personazhi Nora arrin të mbijetojë çdo sfidë dhe tejkalon të gjitha barrierat, duke i rezistuar kështu kohës. Në sa botë të grave ajo fshihet pareshtur, aq e nevojshme është që të paraqitet në skenë. Misioni i saj është pasioni për skenën dhe dëshira e parealizuar për t'u bërë nënë...
Sipas tij është mirë që regjizorët të kthehen tek dramaturgtë e mëdhenjë për mesazhte që japin. Aty ka mesazhe edhe për botën e artit. "Një artist i mirëfilltë i sfidon shfrytëzuesit e artit, që artit nuk i japin asgjë por që të shenjtën e shfrytëzojnë për qëllime personale. Në pamundësi që të vetërealizohen, shfrytëzuesit e artit shndërrohen në tutor të artistëve të mirëfilltë. Ata nuk zgjedhin mënyrë për të qenë në poste udhëheqëse, por kërkojnë që të ngopin epshet e tyre në kurriz të artit dhe artistëve të mirëfilltë. Nora e Ibsenit nga një balerinë e brishtë transformohet në një "striptease-dancer të çakërdisur''. Pra, Nora paraqet flijimin e një shoqërie të shthurur. Ajo lufton mes jetës dhe vdekjes për të mbijetuar në katrahurën e kësaj shoqërie - që ndodhet midis reales dhe areales.
(sg/shqiptarja.com)
