"Superiorja", Partizani "fundos"
Flamurtarin dhe merr vendin e dytë
Partizani merr vendin e dytë në Superiore dhe i afrohet me katër pikë Skënderbeut kryesues pas një fitoreje spektakolare 4-0 ndaj një Flamurtari në krizë por që nuk zbeh aspak paraqitjen e të kuqve. Ekuban, Trashi, Vila dhe Bardhi ishin finalizuesit e fitores së të kuqve, që në dy javët e fundit kanë shënuar dyfishin e golave që kishin realizuar në pesë javë me Sormanin, si për të treguar se motivimi nga stoli ishte ajo që I mungonte kësaj skuadre.
Partizani merr vendin e dytë në Superiore dhe i afrohet me katër pikë Skënderbeut kryesues pas një fitoreje spektakolare 4-0 ndaj një Flamurtari në krizë por që nuk zbeh aspak paraqitjen e të kuqve. Ekuban, Trashi, Vila dhe Bardhi ishin finalizuesit e fitores së të kuqve, që në dy javët e fundit kanë shënuar dyfishin e golave që kishin realizuar në pesë javë me Sormanin, si për të treguar se motivimi nga stoli ishte ajo që I mungonte kësaj skuadre.
Në “Elbasan Arena”, Partizani kërkonte fitoren e dytë radhazi kundrejt Flamurtarit që e sheh veten në vendet e fundit të renditjes. Fillimi ishte menjëherë për vlonjatët që pas vetëm 30 sekondash gjetën të hapur zonën e kryeqytetasve, me Radovicin që nuk shfrytëzoi sic duhet momentin ashtu si dhe Alves që në rrëmujë goditi mbi traversë. Ishte vetëm një shkëndijë, pasi flakën do ta ndizte skuadra e kuqe. Ekuban dha sinjalin e parë në të 23-të, kur pa Frashërin t’i mohonte golin pasi shfrytëzoi një harkim të Vilës, ndërsa pak sekonda më pas sulmuesi kontrolloi me mjaft klas një top të ardhura nga gjysmëfusha për të goditur menjëherë më të majtën.
Partizani në epërsi me lojtarin e momentit, që me Starovën duket se është protagonisti kryesor I kësaj skuadre. Minutat e mira në favor, Partizani I shfrytëzoi maksimalisht me Trashin që në të 30-tën dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë me një goditje dënimi fantastike.
Në minutën e 41-të pati dhe një pretendim për 11-metërsh nga ana e Partizanit për prekje me dorë, por gjyqtari lejoi avantazhin. Në pjesën e dytë Partizani me dy gola epërsi bëri atë që di të bëjë më mirë, menaxhinmin e rezultatit ndërsa Ekuban përpara mbetej gjithmonë një rrezik si në rastin e minutës së 62-të. 4 minuta më pas golit ju afrua dhe Ramadani pas një ngatërrese të Telushit. Në të 75-tën pati punë më në fund dhe për Hoxhën që largoi me mjaft klas një goditje të Shehajt. Gjithsesi festa nuk mund të përfundonte pa një tjetër fund me gola për të kuqtë, që në minutën e 85-të shënuan dhe me Emiljano Vilën, që finalizoi mjaft bukur një mur me Bardhin.
3-0 nuk ishte ende mjaftueshëm për Partizanin, që në të 89-tën shfrytëzuan dorëzimin e Flamurtarit për të realizuar dhe golin e katërt me Bardhin. Suksesi më I thellë në kampionat për Partizanin në këtë fillim kampionati, që mund me mjaft lehtësi Flamurtarin duke konfirmuar se me Starovën në stol tashmë kanë një tjetër ritëm jo vetëm sa I përket pikëve por dhe golave./Supersport
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.4%
-
Edi Ramën
27.6%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 5744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20 për qind
7 Tetor, 14:11
-
Vrau strehuesin e tij në banesë, Policia arreston Admir Beqirin: Do akuzohet dhe për ‘dhunë në familje’!
7 Tetor, 14:03
-
E rëndë në Korçë/ Astrologu vetëvritet mistershëm, hidhet nga kati i shtatë i pallatit! Lexuesi i yjeve jetonte i vetëm, baba i dy fëmijëve (EMRI)
7 Tetor, 13:56
-
Grabiten 1.4 tonë kokainë në Belgjikë, grupet e Dubait nisin 'luftën', mes tyre edhe shqiptarë
7 Tetor, 13:49
-
Nëse edhe Çim Peka nxit për dhunë, kush do të jetë përgjegjës për atë që mund të ndodhë sot?
7 Tetor, 13:48
-
Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj
7 Tetor, 13:39
-
‘Javë ndryshimesh, por dhe skandale’ Kujdes këto shenja…/ Horoskopi 7-13 tetor nga Jorgo Pulla
7 Tetor, 13:33
-
Eduard Zaloshnja: Korrelacioni negativ mes protestave ekstreme dhe rezultatit pasardhës elektoral
7 Tetor, 13:27
-
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Do të kemi monitoruesit tanë në terren, 4 grupe stacionohen në komisariate
7 Tetor, 13:21
-
Vrasja e shqiptarit në Spanjë, arrestohet i vetëdorëzuari në Girona! Në kërkim 2 të tjerët, motiv dyshohen ‘shtëpitë e barit’
7 Tetor, 13:19
-
Aksident në aksin rrugor Fier- Patos! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, nuk ka të lënduar
7 Tetor, 13:19
-
Protesta pasdite, në selinë e PD-së përgatitjet e fundit! Noka thërret Bardhin, Vokshin, Gjekmarkaj e Bylykbashin
7 Tetor, 13:12