TIRANE- Doktori i shkencave ekonomike, dekan universitar, Enriko Ceko, është një ndër përkrahësit më të vendosur të ndryshimeve ligjore dhe njerëzore, për të përmirësuar punën në Bankën e Shqipërisë, që duket qartë se ka të meta evidente. Këtë ai e ka shprehur këto ditë, duke u angazhuar aktivisht në një fushatë kritike ndaj drejtuesve të BSH. Sipas tij, të metat në fjalë kanë lejuar shpërdorimin e shumave të mëdha të parave, në një institucion, që mendohet të jetë më i sigurti në vend për ruajtjen e tyre. Cilat janë të metat dhe çfarë mund të bëhet për të shmangur ato? Për të marrë mendimin e tij, që duhet të jetë edhe mëndim i shumë specialistëve të fushës, “Shqiptarja.com” iu drejtua atij me pyetjet e mëposhtme.