TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka qenë më tepër i interesuar për sigurinë dhe mbrojtjen e bankave të huaja që ushtrojnë aktivitet tregtar në Shqipëri, se sa për bankën që parlamenti e kishte caktuar të drejtonte. Në dokumentacionin që njësia hetimore Task-Forcë, ka sekuestruar gjenden dhe dy rregullore të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, të cilët janë firmosur nga ish-guvernatori Shkëlqim Cani dhe guvernatori aktual i bankës Ardian Fullani.