Lëvizja Vetëvendosje ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media se tre prej studentëve të ndaluar gjatë incidentit me kryeministrin, Edi Rama nuk janë aktivistë të VV-së.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi duke folur për “Indeksonline”, tha se kjo është shpifje, dhe se prapa këtij aksioni nuk qëndrojnë aktivistët e Vetëvendosjes.
“Lajmi që aktivistët e Vetëvendosjes e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë. Asnjë aktivist i Vetëvendosjes nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje!”, deklaroi Krasniqi.
Lajmi për përfshirjen e Vetëvendosjes në këtë incident u raportuar nga gazeta "Express”, ku thuhej se Durim Jasharaj, Valton Marku dhe Dardan Konjufca janë pjesë e Lëvizjes Studentore në Prishtinë dhe se janë aktivistë të VV-së.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com