"X Factor Albania" Edea Demaliaj,
a do të vazhdojë rrugën e të atit?

"X Factor Albania" Edea Demaliaj,<br />a do të vazhdojë rrugën e të atit?
Spektakli “X Factor Albania 4” po rrugëton drejt përzgjedhjes së zërave dhe netëve ‘live’, pas fazës së audicioneve për javë me radhë. Të hënën gara u fokusa tek vilat ku në 8-shen e vajzave u shfaq edhe Edea Demaliaj, vajza e vokalistit të grupit “Djemtë e Detit”.

A do të jetë Edea pjesë e netëve live, nësë është përzgjedhur a do të vijojë ajo rrugën e të atit? Këto pyetje do të marrin përgjigje këtë të hënë, ku presim të shpallen edhe emrat fitues të netëve ‘live’ në edicionin e pestë të talentëve.

Për të vazhduar ëndrrën dhe për të treguar dashurinë ndaj të atit, ajo vendosi të provojë talentin e saj të trashëguar në muzikë. Kujtojmë se, vetëm pak javë më parë humbi jetën vokalisti i grupit të njohur “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj nga një sëmundje e rëndë. Më herët, ishte pikërisht lideri i grupit.

“Djemtë e detit” që pati rrëfyer emocionet mbi sukseset e Edeas. “Miqtë e mi! Kjo është kënga e parë e Edeas si Kantautore prezantuar për herë të parë në Ëorship- fest. Ndjehem i emocionuar dhe i privilegjuar pasi tani po krijon identitetin e saj” ka shkruar në “Facebook”, këngëtari i njohur i viteve ‘90. Urojmë që zëri i Edeas të jehojë në rrugën që babai i saj ndoqi dhe la në krijimtarinë e muzikës shqiptare.

edea demaliaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar