TIRANE - Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka qenë sot në njësinë numër 4 ku ka dëgjuar një sërë ankesash nga banorët e kësaj zone.
Ndër shqetësimet kryesore të banorëve ishin rrugët e pashtruara, plehra të cilat nuk mblidhen rregullisht, mungesa e gjelbërimit, trotuareve, stolat dhe mos shpërndarja e banesave sociale pavarësisht se ato janë tashmë gati prej kohësh.
“Rrugët e lagjes janë problem, të pashtruara, si gurore, që këtu deri te rruga lart. Mund të ketë nja 3-4 vjet që nuk është vënë dorë fare në lagjen tonë. Kanë ardhur ta shohin veç për vota”, thotë një qytetare, banore e zonës.
“Rrugën ‘Njazi Meka’ e kanë bërë pa gjelbërim, pa trotuare, pa stola. Nuk ka kurrkund. Nëse duam të ulemi diku, duhet të shkojmë detyrimisht në klub”, ka shprehur shqetësimin e saj një tjetër banore, ndërkohë që shqetësimi për mungesën e mbledhjes së plehrave apo lënia përgjysëm e punimeve në rrugë është i vazhdueshëm për banorët e kësaj njësie e jo vetëm.
Kandidati Veliaj u përgjigj se ai që s’di të bëjë punë, s’ka për të bërë punë as këto 30 ditë që kanë mbetur”.
Ndërsa shqetësimit të qytetarëve për mos shpërndarjen e banesave sociale, Veliaj iu përgjigj: “Ky kishte 4 vjet për të shpërndarë banesat sociale. Pse s’jua dha? Kujt i ka dalë emri për banesa sociale, në mbledhjen tonë të parë ne do t’i shpërndajmë”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com