Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete, përfshirë Mira Muratin. 

Ky titull propozohet t’i jepet Mira Muratit, shqiptares nga Vlora që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale. 

 Andi Hoxhajt, profesorit që është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të Neë Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri.

Propozimi i tretë i Komisionit Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë është për tenorin e njohur, Josif Gjipali, që ka interpretuar në skenat më prestigjioze të Evropës