Këto janë dosjet e ankesave të bëra nga 2104 qytetarë shqiptarë për shkelje apo abuzime me detyrën nga gjyqtarët në periudhën 2017-2020.
Shqyrtimi i tyre u bë me vonesë dhe përfundoi vetëm këtë vit, ndërkohë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar 34 vendime disiplinore, ku ka hetuar shkeljet e pretenduara ndaj veprimtarisë së 58 gjyqtarëve. Nëntë nga hetime kanë përfunduar me kërkesë për procedim disiplinor ndaj 9 magjistratëve gjyqtarë. Masat e propozuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ishin “Shkarkim nga detyra”, për 3 gjyqtarë; “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40%” për 5 gjyqtarë dhe për 1 gjyqtar u propozua masa disiplinore “Vërejtje publike”.
Për këto kërkesa, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka pranuar pjesërisht kërkesën për shkarkim nga detyra për 1 gjyqtar, duke vendosur për të një masë të ndryshme disiplinore, ndërsa 2 rastet e tjera janë mbyllur pa vendim. Sipas ILD-së, për 5 rastet kur është kërkuar ulje page, KLGJ ka pranuar 2 dy kërkesa ndërsa 3 procedime i ka pezulluar për shkak të procesit të rivlerësimit. Për një gjyqtar për të cilin ishte kërkuar masa “Vërejtje publike”, KLGJ ka vendosur pezullim për shkak të procesit të rivlerësimit.
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë njoftoi se bëhet fjalë për një stok prej 2104 ankesash e praktikash dokumentare që të patrajtuara, ose të shqyrtuara pjesërisht nga organet e mëparshme të sistemit të drejtësisë. Shqyrtimi i stokut ka nxjerrë në pah procedurat e paplota te ndjekura nga organet e mëparshme si KLD, për trajtimin e këtyre ankesave.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
60.9%
-
Jo
26.5%
-
S'i dihet
12.6%
Vota total: 3068
Lajme të tjera
-
Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, vizitë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg
15 Nëntor, 18:56
-
40 gjyqtarë i shtohen sistemit të drejtësisë! Mesazhi i Llagamit: Kultivoni durim dhe përulësi, drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre
20 Tetor, 12:29
-
40 gjyqtarë të tjerë i shtohen sistemit të drejtësisë, betohen nesër në KLGJ
19 Tetor, 16:47
-
Vonesa në zbardhjen e vendimeve, ILD heton 3 gjyqtarë! 2 magjistratë zbardhën vendimet me 107 dhe 120 ditë vonesë! Hetimi: Një prej tyre s’i dorëzonte fare vendime
6 Tetor, 17:16
-
Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Avokatët rezerva për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk jemi ne problemi
19 Shtator, 15:51
-
Mero Baze: Armiqtë e rinj të Berishës për inceneratorët
5 Gusht, 19:35
-
Berisha i përgjigjet Metanit: Jep dorëheqjen, je i përfshirë tek inceneratorët
5 Gusht, 17:59
-
Metani i përgjigjet Berishës: Nëse ke akuza shko në Prokurori, s'më bën dot presion
5 Gusht, 15:06
-
ILD përfundon verifikimin sesi u lirua vrasësi serial Dan Hutra para masakrës të 1 marsit: Gjykatësi ka vepruar në përputhje me ligjin
16 Maj, 09:20
-
ILD përfundon hetimet për 2 gjyqtarë, zvarritën çështjet, kërkohet ulje me 40% e pagës për Bujar Mustën! Vetëm ‘vërejtje’ për Ramazan Avdiun
11 Maj, 11:08
-
Ndryshon ligji / Rritet me 350 mijë lekë paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si nisi beteja pas një gabimi në llogaritje nga Ministria e Financave
27 Prill, 16:15
-
Akuzat e politikës për magjistratët/ Metani në ‘Kontrast’: Drejtësia nuk bëhet me deklarata! Drejtohuni ILD
16 Janar, 19:39