Qytetarët dhe Kështjella e Politikës!

Qytetarët dhe Kështjella e Politikës!

Vrasjet, varfëria, thuajse depresioni kolektiv i shoqërisë tonë janë pasojë e krizës të vazhdueshme politike! Shoqëria shqiptare është në fazën e një depresioni kolektiv, sepse nuk kemi të bëjmë me raste sporadike apo të izoluara siç po duan disa t'i konsiderojnë dhe t'i trajtojnë! Nëse jeton çdo ditë në Shqipëri nuk e kupton depresionin kolektiv, sepse thuajse kjo situatë e rëndë psikike dhe ekonomike është kthyer pothuajse në normalitet! Kjo është një provë që kemi të bëjmë me depresion kolektiv! Majfton një person  që jeton jashtë e të kthehet qoftë edhe për 24 orë për të kuptuar se thuajse e gjithë shoqëria është në depresion! Largimi i të rinjve jashtë dhe masiv është njëshenjë e qartë se shoqëria shqiptare është në depresion!

Po pse është në depresion? Papunësia e lartë, varfëria, pa siguria, menefregizmi i politikës ndaj qytetarëve, mungesa e përfaqësimit, mbyllja e politikës në një rreth vicioz të saj, mungesa e shërbimeve që duhet të ofrojnë institucionet, i ka bërë qytetarët të ndjehen vetëm, të braktisur në mëshirën e fatit dhe të kenë shpresës e vrarë për të ardhmen!
Kjo situatë tregon pafuqinë e qytetarëve të kenë në dorë fatet e tyre, por edhe mungesën e forcës apo të mundësive që ata t'i kundërvihen politikës!
Në këto kushte, kur kemi një politikë të mbyllur në kështjellën e saj të pushtetit e privilegjeve, qytetarët të mbetur jashtë mureve të saj në kushtet e një anarkie, në luftë për mbijetesë kanë filluar të "hanë" njeri-tjetrin nën ligjet e natyrës për mbijetesë!
Politika shqiptare ka forcuar muret e kështjellës së saj për të siguruar jetëgjatësi dhe privilegje dhe nuk ka asnjë lloj interesi për kushtet që jetojnë qytetarët jashtë mureve rrethuese apo për sigurinë e tyre!

Sipas politikanëve- të ngujuar tashmë në një kështjellë, që kanë humbur realitetin dhe lidhjen me qytetarët- pasi nuk kanë më nevojë as për votën e tyre, janë të shqetësuar për sigurinë e qytetarëve, vetëm nëse ajo cenon edhe sigurinë dhe rendin brenda në kështjellë!
Korrupsioni i vazhdueshëm, pasurimi i vazhdueshëm, abuzimi në emër të pushtetit, i ka bërë qytetarët të ndjehen të braktisur në mëshirën e fatit dhe të kërkojnë të mbijetojnë në kushtet e natyrës së anarkisë, pa rregulla dhe pa shërbime!

Shpesh në këto kushte, sa absurde dhe të papranueshme, jemi përpjekur padrejtësisht të fajësojmë vetëm individin dhe thuajse asnjëherë të merremi me pushtetin apo politikën!
Skenari i Shqipërisë sot është thuajse mesjetar, sepse  kemi qytetarët jasht mureve të kështjellës që luftojnë në kushte anarkie për mbijetesë dhe po ashtu kemi një luftë të vazhdueshme brenda në kështjellë të politikës për pushtet dhe privilegje! Pasi politika e zhveshi qytetarin nga të drejtat, dinjiteti dhe privilegjet, ajo nuk ka më frikë, se qytetari mund të revoltohet e të ngrihet kundër saj, por tashmë paranoja e pallatit është në mjedisin e tyre dhe mes tyre brenda në kështjellë!

Nuk mund të kërkojmë një shoqëri pa probleme dhe të shëndetshme me këtë lloj politike! Prandaj, pa ndryshuar kursi i politikës e cila duhet të buroj nga sovraniteti i qytetarëve,  do vazhdojnë këto dy skenare: qytetarët jashtë mureve të kështjellës të uritur dhe të zhveshur nga përfaqësimi dhe dinjiteti dhe politikanët brenda në kështjellë që në kushtet e paranojës kanë filluar të "hanë" njëri-tjetrin! Pra, jemi thuajse në kushte kanibalizmi, sepse qytetarët po "hajnë" njeri-tjetrin për dëshpërim e nën depresion e politikanët në kështjellë po "hanë" po ashtu njeri-tjetrin si pasojë e paranojës e luftës për pushtet!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur