Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja

Në platformën e tij më të re në rrjetet sociale, “Sy më sy”, kryeministri i ka kthyer përgjigje një komentuesi që ngre shqetësimin e mungesës së oborreve në shkollat e kryeqytetit, që sipas tij janë zaptuar nga ndërtuesit.

Kryeministri solli në kujtesë rastin e shkollës “Kosova”, ndërsa u shpreh se kthimet e pronave në oborre shkollash janë histori e tejkaluar dhe të vjetra.

“Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat, por duhet të marrim bukë me vete se janë shumë për t’u parë, madje na duhet të marrim nja 3 ditë, të paktën nja 3 ditë leje nga puna se 1 ditë është shumë pak për t’i parë të gjitha. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë pa llogaritur 10 të tjera në proces. Dua t’i shohim gjatë javës për një arsye tjetër, që të shohësh edhe nxënësit dhe të të mbushet mendja disave këtu që komentojnë dhe pyesin nëse ka më nxënës për këto shkolla të reja.

Ndërsa historia e grabitjes së oborreve është e vjetër shumë ajo, e kohës së rrumpallës, së viteve ’90 dhe ashtu edhe kthimet e pronave në oborre shkollash janë dhe ato një histori e tejkaluar, edhe ajo e vjetër tanimë.Një nga ato kthime u bë tek shkolla ‘Kosova’. Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë ‘harrojeni se do të mund ndonjëherë të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë këtu’. Prenë edhe pishat pastaj i vunë zjarrin edhe godinës, por pastaj në fund shko shikoje, e ringritëm nga hiri si Feniksi, shkollën më të vjetër të Tiranës. Dhe meqë ke përmendur Noc Rrokun, Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion mbi truallin dhe godinën e shkollës ‘Kosova'”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se njësoj do ta marrin edhe në 11 maj, ku shqiptarët brenda dhe jashtë do tu tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë për poshtë, por vetëm do të ngjitet lart drejt majës së 2030-ës në BE.

“Erdhi maji, këtu do jemi”, përfundoi Rama.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë