Qytetari kundër masave të marra nga qeveria/ Rama: Ma thuaj ti zgjidhjen dhe do të bëj bust poshtë kalit të Skënderbeut dhe do të propozoj për 'Nobel'

Qytetari kundër masave të marra nga qeveria/ Rama: Ma thuaj ti zgjidhjen dhe do të bëj bust poshtë kalit të Skënderbeut dhe do të propozoj për 'Nobel'

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje disa komentuesve, që nuk janë dakord me masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas një prej komentuesve, këto masa po shkatërrojnë ekonominë e vendit dhe merr shembull Italinë, që pavarësiht ka mbyllur qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve, vijojnë të ketë një rritje dramatike të të infektuarve. Por kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë pa një përgjigje, ku nuk mongojnë dhe notat e ironisë.

Komentuesi: Zoti Kryeminister me masat tuaja thjesht sa po shkatërron ekonomin dhe po shkakton akoma një kolaps edhe më të madh se ajo në shëndetësi këtë e provoj Itali dhe akoma ka rritje dramatike të të infektuarve dhe të vdekurve. Itala ka 12 ditë sot dhe nuk po shikon asnjë rezultat po do shohi një grop shumë të thellë ekonomike.

Rama: E para Italia i mori masat me shumë vonesë dhe e dyta nëse ti e ke gjetur një zgjidhje më të mirë për të mos “korrur” dhjetra të vdekur në ditë, na e thuaj dhe t’ia themi edhe botës që të marrësh Cmimin Nobel për Paqen e për Shendetesinë bashkë dhe ne të të bëjmë një monument poshtë kalit të Skenderbeut!

Komentet te kryeministri Edi Rama

Ka edhe komentues të tjerë që i këkrojnë kryeministrit që të tregojë se sa është kostoja për të bërë një tampon, apo problemi i pagesës së faturës së dritave dhe të ujit, të cilët kanë marrë një përgjigje nga kreu i qeverisë.

Komentuesi: Përse nuk jep koston e një tamponi që shkon vetëm për një person, kështu kuptojmë që mos kërkojmë test koronavirusi, thjeshtë se kemi ndjesinë që mund të jemi sëmurë?!

Rama: Olsi Hoxha tamponi nuk behet per ndjenjat, po per ata qe kane realisht nevoje!

Komentuesi: Zoti kryeminister po bën shumë mirë që po ben këtë gjë për popullin ama ke harruar diçka. Mqs nuk mund të punojmë sepse ke izoluar cdo gjë pse për faturat e dritave nuk bën ndonjë gjë sepse faturat vijnë të larta edhe ne pa punë.

Rama: Si t’ia bëjme që dritat nuk ndizen nga Zoti po nga pagesat tona apo të rrimë pa drita ca vjet kur të iki armiku!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 19/03/2020 12:54

    Hahaha, të mort e të mbrojt e mira EDO. I modh je, gjigand.

    Përgjigju
  • Anonim: 19/03/2020 10:03

    Mir qe ja paskeni fshire emrin siper me te kuqe se poshte ehe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)