/ ATSH / - Arkitektët e qytetit, (planifikuesit urban) më së fundi kanë pranuar se rrugët e qytetit duhen projektuar për njerëzit e jo për makinat.

Milano paguan qytetarët të lenë makinat në shtëpi, Parisi dyfishon korsitë e bicikletave dhe Hamburgu e kthen biçikletën në mjetin  e parë të lëvizjes.

Ky revolucion po ndodh pikërisht në kryeqytetet evropiane të cilat janë projektuar qindra ose mijëra vjet para se të vinin makinat. Por ka edhe  vende të botës që makina bëhet mjeti kryesor lëvizës si kundër janë  periferitë e qyteteve amerikane të projektuara 100 % për makinat, ajo ngelet mjeti më sfidues në lëvizje. Apo dhe  Sidnei, Australi të cilat janë duke shkuar tërësisht në drejtim tjetër duke i marrë dhe hapësirat e këmbësorëve për ti hapur rrugë makinave.

Një fenomen i till po ndodh edhe me qytetet tona,ku pak hapësirë po i lihet qytetarit.Shëmbulli më i keq është Tirana ku hapësirat publike pothuajse janë zhdukur.