‘Qyteti im, shtëpia ime’, Rama nga Vlora: Lungomare ka rritur vlerat e pronave, i ka bërë njerëzit më të pasur! E bukura dhe pastërtia katalizator ndryshimesh

VLORË- Kryeministri Edi Rama i ka vënë theksin investimeve infrastrukturore në qytetin e Vlorës dhe vlerën që i ka dhënë “Lungomare” pronave përreth saj.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes kryeministri tha se pastërtia e një qyteti i shton atij vlera jo vetëm në aspketin vizual, por edhe e rrit ekonomikisht.

Me leksionet e një profesoreshe nga Harvardi, Rama tregoi shembullin e transformimit të Ëashingtonit, i cili siç tha ai nisi pastërtia dhe vënia në pah e së bukur. Ai tha se pikërisht këtë shembull duhet të ndjekë edhe Shqipëria, pasi e bukura është katalizator ndryshimesh.  

Investimet në qytet kanë sjellë rritjen ekonomike. Lidhur me këtë ka folur edhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Gjatë fjalës së tij tha se ky qytet ka nevojë për 1 mijë të rinj e të reja të mbushin 1 mijë vende bosh të punës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Veliaj në Konferencën ‘Drejt së Ardhmes’: Tirana, një Amerikë e vogël e Shqipërisë! Çdo sfidë e kthyem në mundësi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm sot në Vlorë, në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes. Në fjalën e tij, ai shtroi disa pyetje me të cilat përballen sot edhe qytetet dhe kryeqytetet më të zhvilluara në botë.

“Pyetja që ne kemi sot për qytetet është: Cila është e ardhmja e qyteteve? Zv/kryeministri e parashtroi, deri në vitin 2050, 70% e popullatës së botës do jetojë në qytet e nuk ka më nevojë për krah pune në bujqësi. Shumë prej proceseve të punës janë të mekanizuara. Atëherë, çfarë do ndodhë? Si do u përgjigjemi atyre që thonë “not in my backyard” (jo në bahçen time)?! Për sa kohë që destini i qyteteve është rritja, duhet të pranojmë që e kemi të pamundur të kthehemi në qytetet romake, apo greke, ku muret e qytetit ndanin qytetin. Kjo është diçka që do duhet të reflektojmë dhe si do përballemi me histerinë e atyre që, pasi bëhen të suksesshëm në një nga qytetet tona, ngrejnë zerin dhe thonë “boll më, se qyteti u mbush!””- evidentoi Veliaj.

Një tjetër pyetje e madhe sot është vlera e fqinjësisë, tha Veliaj, përgjigjen e së cilës më mirë se kushdo, e japin qytetarët ukrainas.

“Pyetja tjetër është: a kanë vlerë fqinjët? Vlera e tyre është vetëm simbolike, apo mos ndoshta ka ardhur koha të vlerësojmë sa e rëndësishme është fqinjësia? Imagjinoni të keni një fqinj sot që të jetë duke menduar si do të të pushtojë? Mjafton të pyesni kryebashkiakët e Ukrainës për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ne jemi me fat me fqinjët tanë. Jemi me fat me fqinjësinë e Italisë dhe Greqisë. Ndaj do doja shumë që ky të ishte një moment reflektimi për të parë se si do avancojmë në qytetet tona,” nënvizoi kryebashkiaku Veliaj, në Konferencën ku të pranishëm janë dhe mjaft kryetarë bashkish të rajonit, por edhe europianë.

Duke bërë një rezyme të 7 viteve të tij në krye të Bashkisë së Tiranës, ku në secilin vit është përballur me sfida të forta, për të cilat vlerëson me humor Veliaj se gjithnjë thuhej “një herë në 100 vjet ndodh”, pyetja e fundit është, tha ai, a mund të kthehen këto sfida në mundësi?

“Pyetja është këto sfida - që krejt papritur nga sfida që ndodhin njëherë në shekull janë paketuar në shumicën e mandateve të një kryetari Bashkie, të një Kryeministri, të një Qeverie, - janë aty për të parë forcën tonë, apo dobesine tonë? Pra, qytetet maten sa shpejt rrëzohen, apo sa shpejt ngrihen pasi rrëzohen, edhe kur nuk është faji i tyre? Unë besoj se provokimi i fundit është si mund t’i kthejmë sfidat në mundësi, si mund të kthejmë siç bëmë në Tiranë sfidën e thatësirës, për të pasur ndoshta projektin më revolucionar të ujit në Tiranë, sidomos në Tiranën e madhe që trashëguam. Për çështjen e përmbytjeve e kthyem në mundësi se si bashkë me qeverinë mund të rehabilitohen gjithë lumenjtë dhe për të pasur sot një qytet që nuk ka parë më përmbytje në 6 vitet e fundit. Siç kthyem sfidën e zjarreve për të kuptuar që qytetet kanë nevojë të ofrojnë shërbime edhe në periferi, kur vjen puna tek mbrojtja e jetës së qytetarëve. Si të kthejmë sfidën e tërmetit në një mundësi fantastike, sfida e pandemisë se si ne mund të kontrollojmë më mirë shëndetin publik, si mund të komunikojmë më mirë, si mund të testojmë popullatën dhe sidomos me sfidën tani të luftës”, përfundoi ai.

Ora 12:54
‘Berisha tha...’, Rama i kthen përgjigjen epike gazetares në Vlorë: Ndjesë Pastë! (VIDEO)

 

Pas konferencës në Vlorë, gazetarët i drejtuan një “gjysmë” pyetje Ramës për Sali Berishën, por ai tha se nuk e njeh.

Gazetarja: Berisha nga Vlora tha...

Rama: Kush është ky? Kush është ky? Ndjesë Pastë!

Ora 12:43
Investimi në Vlorë, Rama: Njerëzit me prona në Lungomare janë bërë më të pasur sot, pastërtia e një qyteti e rëndësishme për t’u rritur

 

Rama gjatë fjalës së tij e vuri theksin te investimi i Lungomares në Vlorë, që përvec benefiteve vizuale, ka sjellë edhe ekonomike. Ai tha se njerëzit me prona pranë Lungomares janë më të pasur sot. Kryeministri theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e pastërtisë së një qyteti dhe vlerat që i shton ajo atij.

"Flitet për Lungomaren në aspektin estetik dhe kënaqësisë, por në fakt përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duken. Njerëzit që kanë prona në atë zonë, sot janë më të pasur. Ai investim i bërë, i ka bërë njerëzit më të pasur.

Kush ka shtretër në Vlorë do të rrisë çmimet. Kjo është shenja më e parë e rritjes së një ekonomie tërësore. Vlora sot ka 7 herë më pak shtretër se Saranda, por ky është një potencial shumë i madh dhe për këtë duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi nisur.  Kur ne nisim një punë, ngrihen ata që thonë, “ne s’kemi bukë, ju bëni sheshe” “hajde shiko x shesh këtu”. Ky është një konceptim i gabuar. E kam thënë edhe më parë, në Kume, kur deri më parë duhet të futeshe me çizme, nuk është e largët dita, kur ato shpitë do të jepen me qira për pushuesit. Zona do dali në dritë me një investim.", tha Rama.

Ora 12:36
‘Fqinjët i mbajmë dhe na mbajnë mirë’, Rama kujton profesoreshën e Harvardit: E bukura në mjedis katalizator ndryshimesh

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Vlorë, përshëndeti fiqnjët italianë, duke thënë se na mbajmë dhe i mbajmë mirë.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes, Rama kujotoi fjalën e një profesoreshe nga Harvardi, duke thënë se e bukura në mjedis katalizator ndryshimesh.

“Po sikur të kishin fqinj suedezët dhe danezët, shyqyr që kemi këta që kemi. I mbajmë dhe na mbajnë mirë.  Nuk dua të zgjatem sepse u bë pak gjatë për standardet e vlonjatëve për të qëndruar ulur.

Do ta nis me një profesorësh të Harvardit, kur erdhi në Tiranë isha kryetar bashkie. Më pyeti nëse e dija se cili ishte leksioni i saj i parë në politikat publike. Unë s’e dija. Të gjithë studentëve i jepet një panoramë, statistikore e Ëashintonit ne vitet 30, para transformimit fal një kryetari bashkie. E gjitha panorama statistikore është e mbushur me problematike, borxhe, mungesa e furnizimit me ujë të pishëm . Studentëve i kërkohet të shkruajnë planin nga do ta fillonin ata punën. Ajo më tregoi që në asnjë rast nuk i kishte ndodhur që një student të pikaste pikërisht fillin aty ku e kapi, kryetari i famshëm i bashkisë që u bë pioneti i transformimit që vazhdojë për shumë dekada.

Nuk e nisi nga ato që duken qartë që janë plagët e mëdha të shtetit. Ëahsingoton kishe në stacioni e trenit, kishte një monument me luan. Stacioni ishte pika më e populluar e qytetit. Ai e nisi me pastrimin. Dy luanët e pastruar morën ngjyrën e artë të bronzit, u kthyen në një burim energjie pozitive për të gjithë qytetit. Pikërisht ai ishte momenti, kur filloi të shkruheshin artikujt e parë për ndryshimin e Ëashingtonit. Është një histori shumë e bukur për të treguar sesi e bukura në mjedisin e përbashkët bëhet katalizator i një tërësi ndryshimesh që çojnë në një transformim strukturor. Kështu rritet edhe vlera e pronës.:, tha Rama.

Ora 11:29
‘Qyteti im, shtëpia ime’, zëvendëskryeministri nga Vlora: Vetëm ky qytet ka nevojë për 1 mijë të rinj e të reja të mbushin vendet bosh të punës

VLORË- Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha nga Vlora se ky qytet ka nevojë për 1 mijë të rinj e të reja të mbushin 1 mijë vende bosh të punës.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes, Ahmetaj theksoi se fillimisht zhvillimi po rrotullohej vetëm rreth Tiranës, por tani ai është përhapur në të gjithë vendin

“Idetë tona për të ardhmen e qytetit por duke e parë në tërësinë e fenomenit, në themel politika evropiane, politika jonë për gravitetet e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik.

Me zhvillimin që mori kryeqyteti ne filluam të mendonim se vendi rrotullohet rreth Tiranës.

Tani ne kemi mundësi të themi nuk është vetëm Tirana, është Vlora, Fieri, Durrësi, Korca, Shkodra, pra sot vendi ekonomikisht rrotullohet rreth qyteteve, përmes investimeve, mbështetjes së sipërmarrjeve të reja, krijimit të vendeve të reja të punës.

E dua tu them se vetëm Vlora ka nevojë për 1 mijë të rinj burra e të reja të mbushin atë 1 mijë vende bosh të punës që janë në qytet”, tha ai.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latin: 21/05/2022 14:36

    Shume investime, shume pune, shume para, shume peshq ne det dhe tigane ne zjarr. Dhe sigurisht hipokrizi pa fund neokomuniste.

    Përgjigju
  • Fatmir: 21/05/2022 14:32

    Investimet ne Vlore kane qene te shumta dhe jam e sigurt qe kete vit do kete turiste te shumte si vendas ashtu dhe te huaj Dhe per sa i perket Saliut shume mire ja beni ndjese paste se te ishte per non graten do ishim akoma nen erresire,nuk do ishim ketu ku jemi sot ????

    Përgjigju
  • Nocja beratit: 21/05/2022 14:31

    Vlora esht transformuar ne nje vend fantastik e cila do terheqi shum turista kete sezon veror fal investimeve te shumta,respekte z.kryeminister.

    Përgjigju
  • Rei: 21/05/2022 14:28

    Investime e kryera ne vlore ja kan ndryshuar komplet pamjen vendit duke ja rritur vleren dhe pronave rreth lungomares

    Përgjigju
  • Jorgo: 21/05/2022 14:27

    Lungomarja e Vlores viher re qarte qe ka marre nje tranformim tjeter fale investimeve qe jane bere , se me perpara ka qene gjithe gropa katastrof

    Përgjigju
  • Pepa pig: 21/05/2022 14:27

    Eshte punuar ne gjithe shqiperine dhe kjo dallohet nga turistet te cilet jan te gatshem te paguajne cdo cmim per te shijuar fasilitetet tona

    Përgjigju
  • Darina: 21/05/2022 14:26

    Vlora me investimet e bera nga qeveria duket sikur ka rilindur. Ju. Pergezoj

    Përgjigju
  • hakiu: 21/05/2022 14:24

    sic e tha dhe zoti rama investimet te cilat kane ndikuar ne qytetin e vlores kane bere te mundur qe qyteti te kete akoma me shume zhvillime

    Përgjigju
  • Endri: 21/05/2022 14:23

    Jo vetem qe jam rritur vlerat e shtepive bizneseve po ka terhequr dhe shume turist i ka dhene qytetit nje rrisi te re .

    Përgjigju
  • lorenci: 21/05/2022 14:21

    duke pasur mardhenie te mira me fqinjet tane edhe punet ecin mjaft mire. Ndikimet pozitive jana ata qe na japin me shume perparesi si vend

    Përgjigju
  • Leo: 21/05/2022 14:20

    Vlora eshte bere nje qytet shume atraktiv dhe do kthehet ne nje destinacion turistik qe do e vizitojne te gjithe .

    Përgjigju
  • ismail: 21/05/2022 14:18

    ndihemi teper krenar kur shikojme se sa pune po organizohen ne te miren e vendit tone. Vlora gjithmone ka pasur vemendjen e te gjithe ne. Infrastruktura ka ndikuar teper pozitivisht ne permiresimin e qytetit

    Përgjigju
  • Denis: 21/05/2022 14:07

    Investimet e shumta ne vlore kane terhequr shume investitore duke sjelle me shume vende pune e te ardhura

    Përgjigju
  • Kevi: 21/05/2022 14:05

    Normal qe do i rrisin vlerat e tyre. Vende te tilla veshtir te shohesh cdo dit. Nje qytet si vlora ja vlen te vizitohet me ato plazhe te mbrekullueshme dhe ambjente aq te rregullts e te pastra

    Përgjigju
  • Elton: 21/05/2022 14:01

    E keni transformuar Vloren ne nje mrekulli e sigurt qe kte vit do ket levizje te medha nga turistet

    Përgjigju
  • Baftjar: 21/05/2022 14:00

    Tamam ndjes past, mos te permendet fare ai kriminel. Shum mir ia beni z. Rama. Dhe vazhdoni me punen qe po beni per ta cuar vendin shum para

    Përgjigju
  • redi: 21/05/2022 13:58

    me te vertet cmimet e apartamenteve dhe shpiave eshte rritur une kam nje banes ne vlor dhe me te vertet eshte rritur 2fish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta