TIRANE-Një person ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë, rreth orës 14:45 te “Bregu i Lumit”, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ra në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ndërroi jetë. Trupi i viktimës është dërguar në morg.
Ndërkohë po mesditën e sotme rreth orës 14:20 tek Ish-dogana, ra nga lartësia e një pallati në ndërtim R.K., 59 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Komento