Ra në shpellën e Pëllumbasit, nxirret pas 15 ditësh trupi i pajetë i Xhorxho Seferit

Polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë pas dy javësh nga ujërat e Erzenit, trupin e pajetë të 20-vjeçarit Xhorxho Seferi i cili ra në humnerën e shpellës së Pëllumbasit, në periferi të Tiranës. Ai është gjetur rreth 1 kilometër larg nga vendi ku ra nga lartësia. Ishte e diela e 19 majit kur dy të rinjtë Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini kishin vendosur të kalonin fundjavën në Pëllumbas. Por teksa po ngjisnin shkëmbin e thepisur, ata rrëshqasin dhe bien në humnerë.

Nga thellësia e kanionit disa orë më pas, polumbarët arritën të nxjerrin të gjallë, Fabio Dukagjinin, i cili kishte marrë lëndime në trup, ndërsa për Xhorxho Seferin nuk kishte asnjë gjurmë. 


(Xhorxho Seferi, i riu që humbi jetën)


(Fabio Dukagjini pësoi lëndime nga rënia në humnerë)


Kërkimet nuk u ndërprenë që nga dita e parë për gjetjen e 20-vjeçarit, por çdo ditë dy Polumbarë të RENEA-s dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit. Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit. 

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit. Ndërsa sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetën pritëse, dy Polumbarë të RENEA-s kanë gjetur trupin e viktimës. Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit, ndërsa më pas u dërgua në morgun e spitalit ku do t'i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Pëllumbas - Ibë.

Polumbarët e Reneas gjejnë në lumin Erzen dhe nxjerrin trupin e pa jetë të 20 vjeçarit Xh.S.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.05.2018 në “Shpellën e Pëllumbasit” ku shtetasi Xh. S., rreth 20 vjeç, si pasojë e rënies aksidentale nga gryka e kanionit në ujërat e lumit Erzen ku humbi jetën, dhe trupi i tij nuk u gjend si pasojë e marrjes nga rrjedha e ujit, ju bëjmë me dije se:

Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit. Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit. 

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit. Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës. Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin