Ra nga kategoria, Bashkia e Shkodrës nxjerr Vllazninë në shitje, ja sa kushton

Bashkia e Shkodrës ka bërë vlerësimin e shifrës për shitjen e klubit të Vllaznisë tek aksionerët privatë dhe është përcaktuar se ankandi do të nisë nga 507 milionë lekë të vjetra.

Shitja në ankand, bazuar në dokumentacionin ligjor dhe teknik, do të jetë një konkurrim për vlera të ofertave më të mëdha se 507 milionë lekë të vjetra. Në këtë përfundim ka arritur kompania audituese.

Raporti me 58 faqe, bën një analizë të hollësishme të KF Vllaznia sh.a. dhe arrin në përfundimin se çmimi dysheme nuk mund të jetë poshtë 507 milion lekëve.

Tashmë fati i miratimit së këtij raporti vlerësimi është në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të Vllaznisë. Vlerësimi është bërë kur Vllaznia ishte pjesë e Kategorisë Superiore. 

PDF/Raporti i vlerësimit të aseteve të Klubit të Futbollit Vllaznia (Klikoni që të hapet dokumenti)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asllan gjuraj: 12/06/2018 12:10

    e moren n qafe te paaftit turp per krietaren e bashkise

    Përgjigju
  • CASI: 11/06/2018 21:52

    Eh shyqyr ishalla po e drejton ndonje qe ja di vleren cilesor dhe jo skedinave. Tifoz i Partizanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës