TIRANE
Dy të rinj nga Ksamili, kishin gjetur një rrugë tepër të ndryshme me ato që shumë grupe trafikantësh përdorin për të kaluar sasitë e hashashit në Greqi dhe Itali. 23-vjeçari Qerim Kalemi dhe shoku i tij 24-vjeçar Ermal Dauti, në muajin maj të këtij viti kanë zgjedhur të trafikojnë drogë me komardare nga Ksamili në drejtim të ishullit të Korfuzit, ku dhe do e shisnin tek trafikantët grekë.